5.5 C
Tiranë
Saturday, November 16, 2024
spot_img

Berisha në ‘arrest shtëpie’, demokratët mblidhen sërish poshtë banesës së tij

Qytetarë të shumtë janë mbledhur para banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha duke shprehur mbështetjen e tyre ndaj tij. Berisha ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi iu hoq imuniteti nga Kuvendi. Akuzohet se ka ndikuar në ligje për të përfituar dhëndrin e tij në çështjen e kompleksit “Partizani”.

Ish-kryeministri Berisha ka dalë në ballkonin e shtëpisë së tij për të bashkuar me qytetarët që protestojnë poshtë shtëpisë së tij. Ai mbante dy flamuj, atë të Shqipërisë dhe atë të Partisë Demokratike, shprehur një solidaritet të vazhdueshëm me protestuesit.

Kreu i opozitës ka qenë nën arrest shtëpie, ndërkohë ka shfaqur një lidhje të ngushtë me anëtarët e opozitës dhe qytetarët që shprehen kundër vendimit të marra për të. Kjo është një vazhdimësi e protestave dhe tubimeve që kanë ndodhur pas heqjes së imunitetit të Sali Berishës.

demokratet te mbledhur poshte shtepise se Berishes

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT