2.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Berisha: “Në bashkëpunim me diplomatë të korruptuar na sulmonin që i gjithë pushteti t’i përkiste Ramës”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se si forcë politike janë sulmuar nga të gjitha anët, madje edhe në bashkëpunim me diplomatë të korruptuar, me qëllim që pushteti t’i përkiste një personi, Edi Ramës.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha deklaroi se sot PD është më e fuqishme se kurrë, pasi kanë kaluar disa beteja.

PJESE NGA DEKLARATA E BERISHES

Është një kënaqësi e veçantë të takohemi në këtë mbledhje, në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm jo vetëm të PD, por të demokracisë shqiptare, të shoqërisë shqiptarë dhe Shqipërisë.

Sot ne vijmë në këtë mbledhje më të fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë. Vijmë më të fuqishëm sepse kaluam një periudhë, kaluam një betejë apo disa beteja, unike në historinë e një force politike. U gjendëm në rrethana në të cilat ne ishim parashikuar që kurrë më të mos ishim ajo forcë politike që kemi qenë.

Në rrethana, në të cilën u vërsulen ndaj nesh me tërbim mafia qeveritare më e rrezikshme në Evropë, mafia e Edi Ramës. Besëprerët në gjirin e kësaj partie, por duhet të pranojmë më shumë se kaq, mafia me e fuqishme ndërkombëtare.

Ne bëmë një zgjedhje epike. Ne vendosëm të qëndrojmë, të gjithë ishim tokësor, të gjithë vdekatarë, të gjithë njerëz të cilët ishim përpjekur në një mënyrë ose tjetër të qëndronim për ato parime dhe vlera që besonim. Të gjithë, plotësisht të vendosur dhe me besim në vokacionin tonë perëndimor dhe ne u gjetëm në mes të një cikloni nga një qeveri që nuk ka asnjë princip në bashkëpunim me tradhtarë, të kombit më të madh, të SHBA. Në bashkëpunim me diplomatë të korruptuar deri në palcë, të cilët na sulmonin vetëm e vetëm që i gjithë pushteti ti përkiste një njeriu, Edi Ramës.

U etiketuam me të gjitha format, antiamerikanë, koha provoi se ne ishim dhe mbetemi proamerikanët e vërtetë në këtë vend.

U etiketuam antieuropian, koha tregoi se ashtu siç u themeluam, qëndruam si parti e vokacionit perëndimor.

U etiketuam me të gjitha epitetet, por ne nuk u mposhtëm. A ishim ne prej shkëmbi, jo, ne nuk jemi shkëmb, por më e fortë se shkëmbi, se çeliku, se çdo gjë tjetër janë idealet që ne besojmë. Dhe kjo është arsyeja që ju këtu, ata që na mbështesin ne, u ngritën në këmbë, nuk u mposhtëm, nuk u përkulën nuk u dorëzuan. Refuzuan çdo kërcënim, shantazh.

Ndaj dhe unë u them ju; kjo provë e madhe na faktoi ne, nuk po them na farkëtoi, se ne ishim, por na faktoi njerëz të pamposhtur në idealet tona.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT