14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Berisha në Brescia: “2025 është viti i fitores mbi diktaturën e drogës e krimit, falë jush shqiptarëve të diasporës”

Në vijim të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha zhvilloi një takim entuziast me shqiptarët e diasporës në Brescia, Itali, ku mbajti një fjalim të ngrohtë e frymëzues, duke vlerësuar lart kontributin dhe sakrificën e tyre.

Ju falënderoj për frymën e fitores që krijuat ju shqiptarët e diasporës,” – tha Berisha në hapje, duke theksuar se ky takim në Brescia është stacioni i tij i parë pas nisjes së fushatës.

Ai e cilësoi vitin 2025 si vitin e diasporës, vitin e fitores mbi diktaturën e drogës dhe krimit, vitin e shpëtimit të Shqipërisë.

“Fushata e këtij viti është madhështore dhe shpresëdhënëse, falë jush dhe diasporës,” – u shpreh Berisha.

Në fjalën e tij, ish-kryeministri nderoi historinë e shqiptarëve në Itali, duke i quajtur “njerëz të sakrificës dhe suksesit”, të cilët erdhën nga diktatura më e egër dhe u përballën me të panjohurat në një vend të huaj, por që gjetën mikpritjen dhe bujarinë e popullit italian.

“Takimi me ju është takim me sakrificën e njeriut. Viva Italia!” – përfundoi Berisha, duke përcjellë një mesazh falënderimi për Italinë dhe një thirrje për bashkim dhe ndryshim në zgjedhjet e ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...