10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Berisha në Fier: “11 Maji është fitorja e çdo shqiptari”

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në takimin përmbyllës të fushatës elektorale të PD-ASHM në qytetin e Fierit, ku u prit me entuziazëm nga qytetarët. Në fjalën e tij, Berisha theksoi rëndësinë e datës 11 maj, duke e cilësuar atë si një moment historik për Shqipërinë, dhe një mundësi për qytetarët që të ndahen nga periudha më e vështirë e vendit.

Ai falënderoi banorët e Fierit, Lushnjës, Roskovecit, Patosit dhe të gjithë qarkun e Fierit për angazhimin dhe mbështetjen e tyre, duke theksuar se ata janë ata që rikthyen shpresën në zemrat e shqiptarëve, duke sjellë një dritë fitoren në këtë periudhë të errët. Berisha e cilësoi 11 majin si një ditë që ndan historinë, duke e quajtur atë fitoren e çdo shqiptari.

Në fjalën e tij, Berisha e denoncoi regjimin aktual si një periudhë shkatërruese për Shqipërinë, duke e krahasuar me një luftë apo fatkeqësi natyrore, që solli varfëri të thellë për qytetarët shqiptarë. Ai iu referua qeverisjes 12-vjeçare si një periudhë ku shqiptarët u detyruan të braktisnin vendin për të kërkuar mundësi më të mira jashtë tij, për shkak të papunësisë dhe varfërisë që e ka përfshirë vendin.

Berisha theksoi se ky regjim ka sjellë pasiguri dhe dhunë, duke kujtuar edhe periudhën kur kryeministri aktual, para 12 vitesh, kalonte me krenari nga studio televizive në studio tjetër, për të treguar qytetarëve se ishte bir i një xhelati dhe se kishte urdhëruar varjen e disidentëve.

Në fund të fjalimit, Berisha garantoi se fitorja e 11 majit do të jetë e shqiptarëve, do të jetë fitorja e Fierit dhe e gjithë Shqipërisë. Ai përmendi se ky është fundi i një periudhe të gjatë të mbrapshtë, dhe tani shqiptarët janë të sigurtë për fitoren e tyre.

“Rrofshi ju, rroftë Fieri, rroftë Shqipëria!” – përfundoi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...