4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Berisha: “Në shtetin ku kryeministri është i korruptuar, konflikti i interesit nuk ekziston dhe korrupsioni shndërrohet në sistem”

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaron se qytetarët vidhen, plaçkiten, varfërohen, mbyten dhe vdesin nga konflikti i interesit.

Sipas tij, në shtetin ku kryeministri është i korruptuar, konflikti i interesit nuk ekziston dhe korrupsion nuk ekziston.

Berisha ka reaguar për sezonin turistik, teksa shkruan në “Facebook” se në konflikt të plotë interesi, pronarët e qindra plazheve të marra prej tyre në përdorim, për të mos paguar rrogat e rojeve të shpëtimit të jetëve siç kërkon ligji, kanë marrë vetë licencat si roje dhe kanë zhdukur rojet.

POSTIMI

Sezoni turistik në Shqipëri plot fatalitete!
*Rrojet bregdetare nuk ekzistojnë!
*Ato i zhduku konflikti i interesit.
*Licencat e tyre i kanë marrë pronarët.
Në shtetin ku kryeministri është i korruptuar konflikti i interesit nuk ekziston dhe korrupsion shndërrohet në sistem.
Miq, sezoni turistik në Shqipëri ka nisur me plot fatalitete. Asnjë roje bregdetare për shpëtimin e personave në rrezik për tu mbytur, sipas medieve, nuk ekziston në brigjet e deteve, liqeneve, lumenjve të vendit. Ato i ka zhdukur konflikti i interesit, pra korrupsioni.
Në konflikt të plotë interesi, pronarët e qindra plazheve të marra prej tyre në përdorim, për të mos paguar rrogat e rojeve të shpëtimit të jetëve siç kërkon ligji, kanë marrë vetë licencat si roje dhe kanë zhdukur rojet.

Ata me këtë nuk kanë bërë gjë tjetër, vetëm kanë ndjekur shembullin e Ramës i cili firmos për interes të tij dhe në kundërshtim me ligjin, kontrata për “djegësat” me procedurë, negociata të mbyllura, për të mbushur valixhet ai vetë dhe ministrat e tij me qindra milionë euro.
Ata kanë ndjekur shembullin e Ramës, kompanitë e familjarëve të të cilit në konflikt të plotë interesi fitojnë me “meritë” tender pas tenderi.
Ata ndjekin shembullin e Ahmetit që në konflikt të plotë interesi zgjedh bashkëhajdutin e tij të hershëm Zoto, për të vjedhur me aferën e djegësave, qindra milion euro.
Ata ndjekin shembullin e Xhaçkës që në konflikt me kushtetutën lumturon burrin me licencë të investitorit strategjik, së paku 5 milion euro e më shumë shpërblim.
Ata ndjekin shembullin e Gjiknurin që me kushërinjtë sekserë në konflikt të plotë interesi, i del emri te Kepi i Stillos pasi shpërbënë Parkun Kombëtar të Butrintit me një megaaferë korruptive.
Ata ndjekin shembullin e Velisë që ka shndërruar Sharrën, në minierë floriri për veten dhe Ramën, apo lumturon vëllanë e dashur, të cilit në konflikt interesi i siguron tendera.
Ata ndjekin shembullin e Elisës, burri i së cilës i lumturon vëllanë e saj, duke i dhënë në konflikt interesi, tender pas tenderi.
Ata ndjekin shembullin e Agollit që në konflikt interesi, lumturon djalin duke i besuar kuzhinierit të tij, fondin qindra milionësh për librin e gatimeve të Bujtinave.
Ata ndjekin… ndjekin… ndjekin, por qytetaret vidhen, plaçkiten, varfërohen, mbyten dhe vdesin nga konflikti i interesit.
Në shtetin ku kryeministri është i korruptuar, konflikti i interesit nuk ekziston dhe korrupsion nuk ekziston.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...