4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Berisha në takim me kryetarët e zgjedhur të degëve: “Do përcaktojmë qëndrimet për të shndërruar forcën tonë politike një forcë politike në veprim”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot në një takim në selinë e Partisë Demokratike kryetarët e zgjedhur të degëve.

Berisha ka denoncuar se “njëri nga mbështetësit kryesorë të Bashizmit, ish-kryetari i Mallakastrës është njëkohësisht fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore”.

“Do përcaktojmë sot të gjithë qëndrimet, aktivitetin që ne do ndërmarrin për të shndërruar forcën tonë politike një forcë politike në veprim.

Për momentin PD ka dy armiq, njëri është apatia e trashëguar, e induktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj. Nga pazaret e pandershme, dhe të turpshme të udhëheqjes së saj. Nga flirtet, e padenja me pushtetin e Edi Ramës.

Aktualisht njëri nga mbështetësit kryesorë të Bashizmit, ish-kryetari i Mallakastrës është njëkohësisht fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore.

Ndaj bilbilon Enkelejdi sic thotë Rama, për të mos thënë probleme të tjera madhore të bëra të qarta tani publikisht të Bashës e të ndonjë tjetri.

Përgjegjësia jonë është të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje.

Këtë gjendje e krijuan pazaret e udhëheqjes me qeverinë por kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë gjithë aksionin e demokratëve nga shtatori deri më sot që bënë një mrekulli të vërtetë, të madhe për Shqipërinë, ngritën në këmbë forcën e tyre politike.

Ata presin udhëheqje. Revolta, pakënaqësia ndaj këtij regjimi zien e vlon jo vetëm në zemrat e demokratëve, por ju garantoj e të një % të madhe të individëve qytetarëve pa parti qoftë dhe të PS e partive të tjera”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...