5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Berisha: Nuk krahasohem me humbësin, vendimi i përjashtimit është “nul”

Pas përfundimit të takimit në selinë blu, ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se do të jetë pjesë e grupit parlamentar i PD-së.

Gjatë një deklarate për mediat në dalje të selisë së PD-së, Berisha tha se vendimi i Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar është “nul”.

Sali Berisha në dalje nga selia e PD-së:

“Vendimi për të më përjashtuar nga grupi parlamentar është “nul”. Është një realitet që nuk ekziston. Vendimi që pretendon Alibeaj është “nul” dhe nuk ekziston ky është vendimi i bazuar në ligjet e vendit dhe të PD dhe ky është qëndrimi im.

A do të bëni një hap pas? “Është gabim të krahasosh fituesin me humbësin është një gabim i madh logjik . Grupi parlamentar do të ketë takime dhe do të diskutojë, është organ legjislativ i PD që do të bëjë debate i hapur për gjithçka. Është rast unik që PD të bashkohet edhe në diversitetin e saja që e bën edhe më demokratike, kjo është e vërtet.

Je non grata thotë Alibeaj- “Cilido që mendon bën zgjedhjen e tij por demokratët kanë folur për to, më 11 dhjetor 18 dhjetor dhe më 6 mars. Kombinacione Basha – Rama kanë marrë fund, ishte vendim që ishte nul. Para atij vendimi midis atij vendimi të paqenë unë zgjodha anëtarësinë e partisë e cila e gjykoi, i dha Lul Bashës shkarkimin që meritoi më 11 dhjetor, Basha nuk është këtu dhe dha dorëheqjen.

Me çfarë para po bëhet rikonstruksioni i godinës? “Nuk kam dijeni por do të kërkoj të bëhet transparenca, normalisht kjo parti ka financa por si është gjendja e arkës në këtë parti nuk ia kam idenë”, tha Berisha.

Ndërkohë që ka mbaruar pas më pak se një ore mbledhja e grupit parlamentar në PD, në fund të së cilës Enkelejd Alibeaj u shpreh se prania e Berishës, është një pushtim, dhe nuk shërben për bashkimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...