Meta tha se nuk ka munguar aspak mbështetja, duke ritheksuar se koalicioni “Bashkë Fitojmë” është një koalicion idealesh dhe që do t’i kthejë qytetarëve pushtetin e munguar.
Pyetje: Fondet për zgjedhjet e 14 majit, si i vlerësoni dhe a do ti ndani paratë me zotin Berisha?
Meta: Ky koalicion është një koalicion idealesh, për interesin qytetar, për interesin kombëtar dhe për t’i rikthyer qytetarëve pushtetin e tyre. E gjitha vëmendja jonë është përqendruar për të luftuar regjimin. Kjo mbështetja i mjafton për të qenë i pari.