7.5 C
Tiranë
Friday, January 23, 2026
spot_img

Berisha paralajmëron pas seancës në Kuvend: ”Do marrë çdo nisëm brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton”

Pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar e PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha flet për pakete dhe pazare mes Ramës dhe Bashës. Teksa u ndal në një prononcim për mediat në dalje të Kuvendit, Berisha tha se ai do të vazhdojë të denoncojë.

Ai thekson se përjashtimi i tij ka ardhur si pasojë e kompromisit Rama-Basha.

Më tej ai paralajmëron se mund të hyjnë në selinë e PD në çdo kohë dhe siguron të gjithë se do të jetë shumë e afërt dita kur partia që drejtonte të rifitojë forcën.

“Jam më i votuar se kurrë në jetën time për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve shqiptarë. Për të mbrojtur interesin kombëtar të komit shqiptar për të denoncuar të gjitha afërta e këtij regjimit, regjim i cili ka zgjedhur trillimin, kurthet, pazaret për eliminimin e opozitarëve shqiptarë.”

”Do marrë çdo nisëm brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton. Si të shihni, unë jam anëtar i grupit parlamentar i PD. Vendimi, kompromisi Rama-Basha është nul, s’ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale në pazaret mbrapa shpine ndaj një force politike.
Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD dhe të jeni të sigurtë që do jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të jgithë forcën, të gjithë vendosmënrinë, legjitimitetin, për t ëshporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin,d rogën, dhunimin e votës dhe pazareve të fëlliqura me ata që e shndërrojnë PD në fasadë opozitë. Tani kaq.
Grupi ishte në krahun e vet kur hyri.”- tha Berisha.

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“I shpëtoi prangave në agim” – trafikanti shqiptar i drogës zhduket gjatë operacionit ndërkombëtar

0
Ervin Dakoli, 47 vjeç, shqiptar i konsideruar nga Drejtoria Distriktuale Antimafia (DDA) e Bolonjës si një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në...

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Neritan Hoxha për probleme në pasuri

0
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të prokurorit...

“GJKKO nuk ka të drejtë të pezullojë një ministër” – Kryeministria reagon për rastin...

0
Përfaqësuesja e Kryeministrisë ka paraqitur qëndrimin zyrtar të qeverisë në lidhje me çështjen e pezullimit nga detyra të ministres Belinda Balluku, duke theksuar se...

Balla: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes, moment historik për Shqipërinë

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi si historike ftesën e bërë nga presidenti amerikan Donald Trump për përfshirjen e...

“Urgjenca është të zhurmohet Balluku” – Bardhi akuzon PS-në për shkelje të ligjit në...

0
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka paraqitur kërkesë për procedurë të përshpejtuar lidhur me projektligjin që synon përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes,...