17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Berisha: Partia Socialiste nuk ekziston më, Rilindja është shndërruar në një lub spiunësh, hajdutësh dhe kriminelësh

Kryedemokrati Sali Berisha ka analizuar gjendjen aktuale të Partisë Socialiste, duke deklaruar se kjo parti tashmë nuk ekziston më në formën e saj tradicionale. Sipas Berishës, Partia Socialiste është transformuar në një grupim të cilin ai e përshkruan si “lub spiunësh, hajdutësh dhe kriminelësh”. Sipas tij, kjo është gjendja e sotme e kësaj force politike nën udhëheqjen e Edi Ramës.

Berisha ka theksuar se Partia Socialiste është kthyer në një organizatë ku mbizotëron frika dhe mungesa e besimit midis anëtarëve të saj. Sipas tij, të gjithë janë kundër njëri-tjetrit dhe të gjithë kanë frikë nga njëri-tjetri, duke u përpjekur të spiunojnë dhe të mbulojnë krimet e tyre. Ai akuzon Ramën për mbikëqyrjen dhe regjistrimin e bisedave të anëtarëve të partisë përmes njerëzve si Dumani, duke përdorur këtë informacion për t’i kontrolluar ata.

Miqtë e mi, PS sot nuk ezkiston. Rilindja është shndërruar në një lub spiunësh, hajdutësh, kriminelësh. Ai që dikur është quajtur solidariteti socialist, sot është spiunim pa pare. Dhe spiuniojnë, sepse mendojnë se duke spiunuar këtu dhe aty, mbulojnë krimet e tyre, mbulojnë gjëmat e tyre, mbulojnë bëmat e tyre.

Kjo është pasaporta morale e tyre. I shoi, edhe socialistët e fundit i përzuri, dhe tani ka vetëm partinë e tij, një parti ku të gjithë janë kundër të gjithëve, ku të gjithë kanë frikë nga njëri- tjetri, ku të gjithë spiunojnë njëri-tjetrin, dhe ky i kontrollon ata me Dumanin që i regjistron gjithë botën dhe i jep të dhënat.

Pra, miq kjo është gjendja e vërtetë. Sot shqiptarët tanë panë se me Edi Ramën do të shkohet drejt rrënimit. Kanë ikur 1 mln, do ikë dhe 1 mln tjetër, dhe për të është realizim qëllimi, sepse votojnë kundër tij.

PD do e përmbushë këtë mision. Unë garantoj qytetarët shqiptarë se kalimi në qeveri teknike është kushti për zgjedhje të barabarta, për rotacion dhe për zbatimin e një programi që Shqipëria dhe shqipëtarët nuk kanë njohur kurrë më të mirë.”- deklaron Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...