5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Berisha pas protestës në selinë blu: “U faktua se Lulzim Brava është në një aleancë krimi, dhune ndaj demokratëve me Edi Ramën”

Ish-kryeministri Sali Berisha ashtu sic kishte paralajmëruar po mban një konferencë për shtyp me gazetarët pas ndodhive të ditës së sotme në selinë blu.

“Trafikantë brenda selisë blu ishin pajisur me gaz e helme, mjete primitive thirri sipas skenarit të parapërgatitur narkobanditë me uniformë duke ndërmarrë një reprezalje, një dhunë dhe terror policor të paparë ndonjëherë ndaj demokratëve në protestën e tyre paqësore. Sot u faktua se  Lulzim Brava është në një aleancë krimi, dhune ndaj demokratëve dhe PD-së me Edi Ramën.

Protesta madhështore ishte tërësisht paqësore. Kjo protestë kishte për detyrë hapjen e dyerve të blinduara. Në fakt protesta dyert i hapi. 12 demostrues janë shoqëruar në spital pasi kanë marrë dëmtime.

Pavarësisht nga këto veprime të një tradhtari të vërtetë që sot nxori më shumë fytyrën e tij. Unë i garantoj se Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD do tu japë përgjigjen në kohën më të shpejtë. Ne nuk jemi në betejë për një zyrë, jemi në betejë kundër një përpjekje armiqësore të hapur në mbrojtje të pluralizmin politik në Shqipëri.

Shqiptarët panë se ka më në fund një opozitë të vërtetë të tyre që është e gatshme të përballet dhëmb për dhëmb nga regjimi më i keq që nga koha e Enver Hoxhës. De fakto Basha zëvendësoi puçin e familjes, u bë ministri i brendshëm i Edi Ramës me qëndrimin ndaj demokratëve. I qëndroj plotësisht dhe me vendosmëri karakterit paqësor të protestës sonë. Do jemi në protestë dhe vetëm protesta.

Demokratët sot kanë vetëm një pyetje se kur do të kthehen përsëri. Komisioni i Rithemelimit do i japë përgjigjen atyre në kohën më të shpejte”-  shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...