17.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Berisha për ngjarjen në Himarë/Erdha si qytetar, ky krim monstruoz u krye nga një njeri i qeverisë!

Ish-kryeministri Sali Berisha mesditën e sotme ishte për ngushëllim te familja Avdija e cila dy ditë më parë humbi vajzën 7-vjeçare pasi një komisar i policisë e përplasi me skaf në breg të detit në Potam të Himarës.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se si qytetar i thjeshtë i shprehu ngushëllime familjes Avdija, por theksoi se autori i krimit “monstruoz” ishte njeriu i qeverisë.

“Unë erdha për të shprehur ngushëllime më të ndiera familjes Avdija, erdha si qytetar. Për familjen e Jonadës e cila humbi jetën në një krim horror. Kjo ka trondit thellë çdo shqiptar, kjo ngjarje është një krim i shëmtuar. Duhet të ishe vetëm një individ si ai që e kreu se kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë. Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë por në fakt ky akt u krye nga një njeri i qeverisë. Ky akt u krye me një mjet monstruoz krimi siç ishte skafi me 600 kuaj fuqi motor. Ky akt u krye me distancën 3-4 metra larg bregut. Në prani të qindra pushuesve dhe fëmijëve që lozin aty pranë. Në këtë aspekt komisari s’është asgjë tjetër vetëm një xhelat dhe krimi është një dëshmi e një shteti mbushur me lëndime. Ju i keni vetë rastet nuk mund t’i numërojmë këtu me radhë vdekjet në stacionet e policisë, varsje brenda stacioneve të policisë”, u shpreh Sali Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...