14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Berisha: “Përfaqësohemi në këtë samit me njeriun që në gjithë kodet e botës duhet të ishte para drejtësisë”

Kryetari i PD ka folur në protestën e mbajtur këtë të martë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit duke u dhënë një mesazh liderëve të BE që janë sot të pranishëm në Tiranë për samitin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Berisha tha se në tryezë ata janë ulur me kryeministrin shqiptar “që në gjithë kodet e botës duhet të ishte para drejtësisë”.

” Nga ky shesh, në Shqipëri dhe kudo që jeni, përshëndetjet më vëllazërore, mirënjohjen më të pakufishme.

Së pari, në emrin tuaj, më lejoni t’ju uroj me gjithë zemrën, mirëseardhjen në Tiranë, shtetarëve më të lartë të vendeve anëtare të BE.
Për ne, është një rast shumë i veçantë, që t’u shprehim atyre, vendeve të tyre mirënjohjen më të pakufishme për ndihmën e gjithanshme që i jepni shqiptarëve.

Prania e qeveritarëve më të lartë të BE është mbështetja më e madhe që vlerat evropiane në Shqipëri kanë marrë në vendin tonë.

Ky samit është një mbështetje e madhe për shqiptarët dhe PD-në, forcën politike që në betejë për vlerat evropiane, me moton: E duam Shqipërinë si Europa, përmbysi diktaturën komuniste.

Tre dekada më parë, ne nisëm rrugën e demokracisë si kombi i tretë më i varfër i planetit. Sot nga ajo kohë, të ardhurat janë rritur së paku 25 herë.

Bujaria e kombeve dhe vendeve tuaja, ka qenë e një rëndësie thelbësore në këtë arritje, ndaj dhe ne u mbetemi borxhli përjetë ju dhe taksapaguesve tuaj.

Ne përfaqësohemi në këtë samit me njeriun që në gjithë kodet e botës duhet të ishte para drejtësisë e jo aty i ulur me ju.

Ne ndihemi fatkeq se pushteti i atij që na përfaqëson qendron mbi krimin elektoral, votën e vjedhur të qytetarëve, mbi drogën korrupsionin e të zezat e tjera ndaj këtij kombi. Sot Evropa e bota kanë mundësi të njihen me të vërtetat e Shqipërisë, ne miqve do u themi të vërtetën, ne nuk jemi këtu në manifestim festiv si do donim të ishim. Sot të jehojë dhe zëri i popullit opozitar”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...