0.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Berisha porosi për kryetarët e degëve: “Kemi të bëjmë me kundërshtarë të inkriminuar”

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një takim e kryetarët e degëve të Tiranës.

Në fjalën e tij Berisha u shpreh se në zgjedhjet lokale të 14 majit do të përballen me një kundërshtar të inkriminuar, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama ka vjedhur 300 herë më shumë se kryebashkiakët e tij të thirrur nga drejtësia.

Berisha i ka bërë thirrje kryetarëve të degëve që të zhvillojnë takime drejtpërdrejt me popullin dhe t’i harrojnë ekranet.

“Një falenderim për punën që po bëni në këtë fushatë që tejkalon nga rëndësia çdo fushatë që nga ’92.

Sytë e Shqipërisë janë të drejtuara në Tiranë. Ka optimizëm dhe situatë të elektrizuar. ka një vetëdije të madhe se kjo fushatës vendore aq është edhe politike. Rama duhet të marrë përgjigjen më të hidhur që meriton.

Është në detyrimin e PD të bëjë gjithçka për të mobilizuar resurset që 14 majit të jetë një ditë fitoreje për pluralizmin, fitore për Belind Këlliçin në Tiranë dhe në rang vendi për kandidatët e lirisë.

Duke nisur nga Rama duke përfunduar tek kryebashkiakët e tij, janë të përshtatshëm për hekura.

10 herë më i inkriminuar Rama se narkotrafikanti i Bulqizës. Duhej arrestuar 4 vite më parë, pro çfarë do që bëri nuk ka vjedhur as 1/300 e vjedhjeve që ka bërë Rama.

Kemi të bëjmë me rivalë të inkriminuar kokë e këmbë, si Artur Bushi apo Alla i Bulqizës, janë pa përjashtim të gjithë kryebashkiakët e PS. Nuk kanë bërë asgjë tjetër vetëm kanë ndjekur shembullin e Ramës, Ballukut, Ahmetajt.

Duhet të bëjmë gjithçka që qytetarët të ndërgjegjësohen se nuk votohet ai që të vjedh, se vota për hajdutin është votë për varfërimin e mjerimin tënd.

E keni në dorë ju. Kjo kërkon mobilizim të anëtarësisë dhe mbështetësve, harrojini ekranet. janë të akullta, të ftohta, me distancë nga qytetarët, Shtrëngimi i duarve dhe biseda me qytetarët, kjo është mënyra për të bërë gjithçka të mundur”, tha Berisha.

Mes të tjerash Berisha tha se ligji për të hequr parashkrimin është ligji i parë që do shkojë para referendumit.

“Një njeri që i vjedh qytetarët e Tiranës, vetëm taksa e arsimit ka arritur 42 mln euro. Kjo është antikushtetuese. Ai nuk njeh kushtetutë, por vjedhje. Duhet t’ua shpjegojmë këtë qytetarëve. Një kryetar bashkie që ka katandisur Tiranën në një nga 10 qytetet më të ndotura në botë. Ti po ndërton korsi për biçikleta, por nëse ti trafikun e makinave e ngadalëson, ti ju bën gjëmën me këtë.

Aty ku ndërtohet një kullë, duhet të ketë një sipërfaqe të madhe të saj. Por këtu s’ka sipërfaqe. I marrin frymën njëri-tjetrit. Për mos të thënë pastaj vjedhjet e tmerrshme me inceneratorin. Ky i Tiranës 5 herë ose 10 herë më i inkriminuar se ai i Bulqizës. Ky i Bulqizës është për 3 milionë. Ky tjetri vëllait vetë ia dha tenderin për të bërë dasmën e tij në Gjirokastër. Drejtësia do vijë edhe për Edi Ramën dhe Veliajn. Ligji për të hequr parashkrimin është ligji i parë që do shkojë para referendumit. Pushtetarë që nënshkruajnë vjedhjet e tyre s’do ketë më. Vodhi Arben Ahmetaj impulset e Albtelecom dhe ia mbathi, derisa gjeti një prokurori dhe i mbylli çështjen. Por s’do ketë më. Kjo do marrë fund. Nuk duhet të votojnë kontigjente që janë të burgosur për shkak të veprave që kryejnë. Kjo nuk realizohet në ekrane, por me takime derë më derë kokë më kokë. Strukturat tona duhet të jenë gati në këtë betejë jetike, për Tiranën dhe Shqipërinë.”, theksoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT