8.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Berisha prezanton kandidatin Ismail Uka: Çdo shqiptar me votën e vetë, vendos fatin e Shqipërisë

Ish kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Dibër Ismail Uka.

Berisha tha se më 14 maj do të vendosin pluralzimin në vend. Ai tha se Uka është kandidati i lirisë, i zgjedhur nga vetë demokratët.

Berisha: Ismail Uka është një bir i juaji i cili mishëron virtyte më të arrira të Dibranëve, shpirtin dhe ndershmërinë, atdhetarinë, dashurinë për Dibrën dhe Ju. Ismail Uka vjen si kandidat i juaji, i lirisë dhe i votuar nga ju, jo nga kryesia e partisë. Ky është një ndryshim i madh, Uka me Skënderin në garë u ndan me një votë, por fakti që fitoi nuk e zhvlerëson fitoren e tij, dëshmoni ju se çdo votë kushton, madje dhe fitoren. Përpjekje të mëdha u bënë, pati rezistencë për primaret në zona të caktuara na kërkuan të hiqnim dorë, por nuk u tërhoqa. U tregova besnik ndaj jush, sot ne nga Tropoja në Konispol, të gjithë kandidatët janë të lirisë dhe mbështetës të PD. Kjo e bën Ismailin, Dëfrimin dhe Skënderin, të gjithë kandidatët tanë dy herë më të përgjegjshëm para ju, garantoj se ata do të jenë shërbëtorët tuaj, do punojnë për një model të rin, ndryshim jetik për Dibrën. DO përdorin me transparencë çdo qindarkë të taksave tuaja, për t’i kthejë në mbështetje për ferma, shkolla. Dibra si qark, Peshkopia si rreth ka potenciale të mëdha turistike, bujqësore e blegtorale, ka ujra të famshme por pasuria më përrallorë janë dibranët. Kam besim se më 14 maj ju do votoni ndryshimin, për Shqipërinë. Jam këtu për t’i bërë thirrje atdhetarisë tuaj e shpirtit punëtor që mos të harrojë se më 14 maj vërtet janë zgjedhjet, por atë ditë janë të jetë sonë. Çdo shqiptar me votën e vetë, vendos fatin e Shqipërisë, të ardhmen e vendit. Jemi në një rrokullisje që nuk mbahet mend, Dibra po shkretohet me një shpejtësi të rrufeshme. Kurë ndonjëherë nga këto troje nuk kanë ikur në 8 vite mbi 35% e shqiptarëve, asnjë luftë, betejë, asgjë nuk ka përzënë kombin si ky rrëgjim. Është vendosur monizmi, Rama kontrollon çdo pushtet përveç Shkodrës, 10 herë më shumë se Ramiz Aliaj në vitin 1991, i përdor ato në shkelje flagrante me ligjin, i përdor sipas orekseve të veta. Monizmi në histori kanë qenë dramat më të mëdha të vendit, stalinizmi na shkatërroi ne banorë të një vendi të bekuar. Unë ish presidenti juaj kisha 16 dollarë në muaj, barazohej vetëm me 2 vende në planet. Monizmi i dytë po na përzë nga trojet, pamëshirë. Vendi ynë ka kapacitet 10 herë më shumë për kaq shqiptar sa jemi, sikur vendi të kishte zë do thoshte pse po më braktisni, pse po largoheni? Sikur ata që ranë për liri do pyesni, pse ramë ne kur ju braktisni këtë vend. Në 8 vite u larguan 837 mijë shqiptarë, shkon mbi 1 milionë, çfarë do ndodh me ne pas 8 vitesh të tjera? Çfarë jemi ne?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...