9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Berisha prezanton rezolutën e IDC-CDI: Zgjedhjet e 11 Majit, një farsë elektorale e denoncuar ndërkombëtarisht

Tiranë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka prezantuar rezolutën e dytë të organizatës ndërkombëtare të qendrës së djathtë IDC-CDI, duke e cilësuar atë si një akt që “rrëzon farsën e 11 majit” dhe denoncon hapur shkeljet në procesin zgjedhor të zhvilluar në Shqipëri.

Berisha u ndal fillimisht te rëndësia e dy rezolutave të miratuara nga kjo organizatë ndërkombëtare:

“Është e vërtetë që kjo është rezoluta e dytë, e para është në tetor. Rezoluta e parë e paralajmëron farsën me të gjithë shëmtinë e saj. Rezoluta e dytë bazohet në raportet e institucioneve ndërkombëtare pas zhvillimit të farsës, dhe kjo rezolutë me fakte konkrete denoncon shkeljen e parimeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të sanksionuara në dokumente ndërkombëtare,” deklaroi Berisha.

Duke e krahasuar këtë qëndrim me rezolutën e Valencias të miratuar më 30 prill, Berisha shtoi se ajo ishte hartuar në fund të fushatës zgjedhore, ndërsa rezoluta e re, e IDC-CDI, konkludon mbi zhvillimet post-zgjedhore dhe i cilëson qartazi zgjedhjet si një farsë.

“Kjo konkludon siç kishte paralajmëruar se u zhvillua në Shqipëri një farsë elektorale. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon se prozhektorët e komunitetit ndërkombëtar, të organizatave partiake politike janë non stop mbi Shqipërinë, narkoshtetin shqiptar.”

Me këtë deklaratë, Berisha synon të forcojë pozicionin e Partisë Demokratike në kundërshtimin e procesit zgjedhor të 11 majit, duke theksuar se vëzhgimi dhe reagimi ndërkombëtar ndaj fenomeneve të korrupsionit dhe manipulimit në zgjedhje po bëhet gjithnjë e më i hapur dhe i drejtpërdrejtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...