17.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Berisha publikon denoncimin: Kryetarja e bashkisë së Roskovecit fajtore për mbytjen e 14 vjeçarit

Ish kryeministri, Sali Berisha ka postuar ditën e sotme mesazhin e një qytetari i cili ka akuzuar kryetaren e bashkisë së Roskovecit për mbytjen e 14 vjeçarit në lumë, teksa përpiqej të peshkonte. Në esahin e postuar nga qytetari thuhet se i mituri peshkonte dhe lekët që fitonte ia dërgonte mamasë së tij sepse ishin në gjendje të vështirë ekonomike. Ndërsa shton se kryetarja e bashkisë pavarësisht gjendjes së vështirë së kësaj familje, u kishte hequr ndihmën ekonomike.

Postimi i plotë nga Berisha:

Akuzon kryetaren e Bashkise per mbytjen ne lumë te 14 vjeçarit ne Roskovec.
Ajo i hoqi ndihmen ekonomike.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje
Jam nje banor i fshatit Suk-1 ne bashkine e Roskovecit. Dua te denoncoj kryetaren e bashkise Majlinda Bufi si njeriu qe mbyti djaloshin 14 vjec te Novrus Sakes qe u mvyt ne Lum. Pse e them kete. Familjen e Novruzit te shkret e njojm te gjith ne fshat. Jane hadhexhinj ne kulmit. Skane buk te han. Novrusi vet ka 4 vjet qe ka vdekur. Asnje person nuk kujdes per ata kalamaj. Ca kalamaj kane dhe probleme te tjera. Vetem ky djali qe ishte i sakt punonte ne sera per te ushqyer te tjeret. Leker qe mirrte ia jepte mamas se tij. Shkonte dhe gjuante per peshk per te siguruar nje vakt ushqim. Tani kur kjo familje me 100 hadhe ska buk te haj, Majlinda Bufi si kryetare bashkie i heq ndimen ekonomike. Nga ajo qe Majlinda i hoqi ndihmen ekonomike ky flori djale shkonte ne lum per peshk se nuk ushqeeshin dot. Kjo bashki ka sy ka zemer te mendoj kur i heq ndihmen ekonomike. Prandaj them qe majlinda bufi e mbyti ne lum se eshte katile ne shpirt. Sic vrau ate djalin ne tiran Erjon Velija, ate Ardit Gjoklajn ashtu mbyti ne lum edhe majlinda cuni e Novruzit te shkret. Majlinda eshte kriminele nga shpirti. Qo eshte e verteta. Faleminderit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...