12.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Berisha: Rama ka kthyer ligjet e 1946 për grabitjen e pronave, ai dhe Vuçiç janë armiq të Kosovës

 

Në një takim me drejtuesit e Departamenteve të ish-të Përndjekurve Politikë pranë Partisë Demokratike, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për kthimin e ligjeve të vitit 1946 në favor të grabitjes së pronave.

Berisha deklaroi se qeveria aktuale ka vendosur një regjim antishqiptar, duke e cilësuar Ramën si një nga armiqtë më të mëdhenj të Kosovës, në bashkëpunim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Fibra juaj, luftëtarë lirie, atdhetarë, pasardhës të familjeve patriote, sot duhet të ndjehet më aktive se kurrë për shpëtimin e Shqipërisë. Me 11 maj do ta përzëmë këtë regjim, që është armik i lirive të shqiptarëve dhe i Kosovës. Rama dhe Vuçiç kanë bashkëpunuar për ndarjen e Kosovës, kjo është e vërteta,” – u shpreh Berisha.

Kryedemokrati theksoi se Partia Demokratike po punon për një program të ri qeverisës, i cili do të prezantohet së shpejti. Sipas tij, qeveria aktuale, përmes ligjit për investimet strategjike, ka krijuar një situatë katastrofale për pronarët dhe po vendos kontroll mbi pasuritë e qytetarëve.

Në përfundim, Berisha bëri thirrje për mobilizim të plotë kundër qeverisë, duke siguruar se opozita është e vendosur për të sjellë ndryshimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...