5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Berisha shoqërohet me policë në SPAK, sulmon prokurorët dhe Dumanin

Në dyert e SPAK, për herë të parë në karrierën e tij politike, Sali Berisha nuk u paraqit as për të përfaqësuar shqiptarët dhe as Partinë Demokratike, vulën e së cilës nuk e ka. Pavarësisht një tentative me pak militantë për ta kthyer në mitingun e radhës, në realitet ish-kryeministrit iu desh të japë llogari për akuzat që Prokuroria Speciale ka ngritur ndaj tij, për korrupsion pasiv në aferën “Partizani”. Megjithatë Berisha nuk mundi të ruajë qetësinë.

Pasi doli nga dera e SPAK ku u mor në pyetje për rreth 1 orë e 30 minuta, Berisha sulmoi prokurorët e SPAK duke i akuzuar si pjesë të një grupi të strukturuar kriminal dhe se kanë bashkëpunuar me Ramën e McGonigal. “Me anëtarë e grupit të strukturuar kriminal, të SKAP-it të partisë, Altin Dumani në mungesë, Arben Kraja i pranishëm, Enkelejda Minollai e pranishme.

Gjeta aty një grup të terrorizuar, në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në karrigen tjetër ishte ulur Edi Rama, unë ne emër tuaj dhe PD deklarova si vijon: Pse jetoni në këtë terror kaq të madh. Të hysh aty hyn si ndonjë…nuk mund ta imagjinoni se ca masash sigurie, a thua se ka kush kohë të merret me ta.

Pasi ju deklarova se Berisha është këtu në përputhje me atë që parim se ai beson që çdo njeri që thirret për hetim duhet të paraqitet për tu marrë në pyetje. Kjo ka qenë qëllimi më kryesor i amendamentit të ndryshimit të kushtetutës në 2012, ku PD bëri të mund të hiqet çdo pengesë për hetimin e deputetëve.

Ua thash kam ardhur tua them në sy të demokratëve, të gjitha ato që kam denoncuar Ramën dhe grupi i strukturuar kriminal. Kam ardhur këtu thash të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar, me shpifje që nuk ka asgjë të vërtetë”, deklaroi ai.

Berisha implikon Ramën

Ndërkohë Sali Berisha zbuloi dhe detaje nga biseda me dyer të mbyllura në SPAK. Ndër të tjera për gazetarët Sali Berisha sulmoi prokurorët se po bëjnë hetim të njëanshëm duke mos hetuar Edi Ramën. “Si ka mundësi që ju injoroni Edi Ramën kur gjykata ka dënuar atë për shkelje ligji dhe e ka dënuar me 320 mijë euro, se nuk zbardhte lejen pasi e mori vesh që Jamarbër Malltezi ishte pronar dhe lejen e miratuar e bllokoi. Gjykata e urdhëroi në të gjitha nivelet të japë leje, se ishte e miratuar. Edi Rama edhe pas kësaj çonte inspektorin dhe e bllokonte. Pronarët shkuan sërish në gjykatë, e ajo e dënoi me 320 mijë euro e këta, grup i strukturuar kriminal nuk guxonte të përmendte emrin e tij”, u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...