10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Berisha sulmon maxhorancën: “Vetëm dy muajt e fundit qeveria e Edi Ramës ka grabitur nëpërmjet bordeve 300 milionë euro nga xhepat e qytetarëve”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar maxhorancën gjatë fjalës se mbajtur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku pritet të zgjidhen drejtuesit më të lartë të kësaj force politike, nga Nënkryetarët, te Sekretari i Përgjithshëm dhe Sekretariatet.

“Kjo është një mbledhje në të cilën ne do të zgjedhim drejtuesit më kryesorë, nënkryetarët dhe sekretarët, por unë mendoj se procedurat nuk duhet të na pengojnë për të parë realitetin dramatik shqiptar. Pasi sot zhvillimet tejkalojnë çfarëdo lloj imagjinate, sot Shqipëria është tërësisht në duart e krimit, vetëm ngjarjet e javës së fundit tregojnë se në Shkodër, krimi dhe policia janë një. Ndërkohë dëshmitë e Dumanit, vrasësit serial të bandave të qeverisë të cilat do të bëhen publike, faktojnë lidhjet e këtyre bandave në nivelet më të larta të kësaj qeverisjeje.

Faktojnë dominimin mbi shtetin mafioz, të kryqëzuara me të dhënat e prokurorive të vendeve të Beneluksit, rezulton se funksionarët më të lartë shtetëror janë skllevër të krimit. Ndërkohë ju e shihni se në mënyrë të papërmbajtur, shqiptarët shkasin çdo ditë e më thellë në varfëri dhe mjerim. Vetëm dy muajt e fundit qeveria e Edi Ramës ka grabitur nëpërmjet bordeve 300 milionë euro nga xhepat e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...