14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Berisha sulmon mazhorancën dhe SPAK: “Dita e djeshme, kapitullim pa kushte i mercenarit Troplini”

Nga foltorja e selisë blu, kryedemokrati Sali Berisha komentoi ashpër zhvillimet e ditës së djeshme në Kuvend, duke e cilësuar si një kapitullim pa kushte të pseudomazhorancës së krimit dhe të Altin Troplinit, të cilin e quajti “mercenar i Edi Ramës”.

Berisha theksoi se mazhoranca u përpoq të shkelte ligjet dhe Kushtetutën, duke ndjekur udhëzimet e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, i cili sipas tij refuzoi të merrte pyetje direkte nga deputetët.

“Është një akt i pashembullt! Në të gjitha parlamentet e botës, pyetjet bëhen me shkrim dhe me gojë. Dorëzohen me shkrim që zyrtari të mund të përgatisë përgjigjet, lexohen nga autori i pyetjeve dhe ky është një standard,” – tha Berisha.

Ai kujtoi se kompromisi i arritur lejonte që zyrtari të lexonte pyetjet dhe pas përgjigjeve, autori të shprehej për dy minuta mbi përgjigjet e dhëna. Berisha e cilësoi këtë si një fitore të opozitës dhe një moment ku përpjekja për të vërtetat triumfoi.

Kryedemokrati kritikoi gjithashtu mënyrën sesi Troplini reagoi ndaj pyetjeve: “Ai nuk duronte dot pyetjet direkte, i dukeshin si shigjeta. Ata që shkelmuan Kushtetutën e lanë në rënie të lirë, sepse kishin frikë nga opozita që do ua nxirrnim dosjet në parlament.”

Berisha e mbylli fjalimin duke theksuar se skenat e ditës së djeshme ishin të papërsëritshme, duke ilustruar, sipas tij, një kompromis mes krimit dhe pushtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...