12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Berisha takim me fermerët: “Ka vetëm një rrugë, mbyllje qepenash dhe grevë, kjo qeveri nuk i përfill qytetarët shqiptarë”

Gjatë takimit me fermerët për të biseduar për problematikat që i shqetësojnë, Kreu i PD, Sali Berisha, e ka konsideruar Edi Ramën si kryeministrin më të dobët të Shqipërisë.

Sipas tij, Rama vepron njësoj si Enver Hoxha, çfarë i thotë mendja e tij e bën, ndërsa më tej Berisha  i ka bërë thirrje bizneseve që po vuajnë për shkak të qeverisjes, të mbyllin aktivitetet e tyre dhe të ngrihen  në grevë.

“Ne duhet të ngrihemi. Unë e kuptoj sot janë me dhjetra mijëra biznese që po shkojnë drejt falimentimit. Ka vetëm një rrugë, mbyllje qepenash dhe grevë. Kjo qeveri është një qeveri e cila nuk i përfill qytetarët shqiptarë. Cilindo që të takosh, t’i pyesësh për ligjet që janë bërë, askush nuk thotë. Enver Hoxha shkruante se ‘ma thotë mendja ime se në një vend, ka gaz’. Shkonin inxhinierët shponin dhe nuk gjenin gjë e më pas pushkatoheshin.

Mendja e tij është bosh. Nuk ka pasur një kryeministër më të dobët se sa ky njeri. Përveçse mashtron çdo ditë, tregon cinizëm, nuk pasqyron asgjë edhe nocionet më elementare. Ai thotë se turizmi është në situatën më të mirë. Është një apel i thellë për qytetarët. Duhet folur me gjithë ata fermerë që mendojnë si ne por nuk ngrihemi. Të ulemi me ta dhe të flasim.

 

Shumë gjëra i injorojmë sepse nuk ia vlejmë të listosh në pafundësi. Kjo është detyra e jonë. Detyra e çdo fermeri, e çdo punonjësi. Të ngrihemi sepse jemi në rrezik të madh ekzistencial. Një komb që në 6 vite largohen 744 mijë qytetarë, ku shkojmë ne kështu. Shkojmë çdo vit njësoj si dikur. Ndanim varfërinë”, tha Berisha.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...

Zanfina Ismaili reagon ndaj “situatës në ONIMA”, I del në mbrojtje Gjestit

0
Këngëtarja Zanfina Ismaili ka reaguar pas paralajmërimit për padi nga pronari i kompanisë ONIMA, Erkand Shabani, duke publikuar një emoji në rrjetet sociale për...

Babai i Selin Bollatit kritikohet pas postimit për Enver Hoxhën

0
Pas performancës së saj në testin e kulturës së përgjithshme në “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati u bë e njohur si “kampionia” e...

Michael B. Jordan feston fitimin e Oscar me hamburger në In-N-Out

0
Disa orë pas ceremonisë së 98-të të Çmimeve të Akademisë në Teatrin Dolby të Los Angeles, Michael B. Jordan festoi fitoren e tij për...

Sali Berisha merr pjesë në iftarin e Bashkisë Kavajë për Natën e Kadrit

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e së hënës në iftarin e organizuar nga Bashkia e Kavajës me besimtarët...