10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Berisha takim me të rinjtë, akuza Ramës: “Vënë gangster në krye të policisë”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takim me të rinjtë u ndal tek ngjarja e rëndë e Lear Kurtit, i cili humbi jetën në komisariatin nr.3 në Tiranë. Ai tha se është e pafalshme mënyra se si kryeministri Rama sipas tij kishte për qëllim të fshihte provat.

“Flet e bërtet si të mbrojë krimin. Ti nuk ke qenë aty. Si mund të vërsulesh për të fshehur gjërat. Ky bëhet palë. Secili i ri mund ta pësojë si Leari, e ka mbushur policinë me kriminelë dhe të droguar. Dje më dërguan një mesazh , ku shkruante: Më morën në komisariat me dhunë. Dhe aty thuhej se një shprehet. Luan e ka emrin, do ta heq qafe këtë. Pra shikoni çfarë kanë futur brenda. Mund të imagjinohet kjo gjuhë. Kjo është policia që krijoi. Vënë gangster në krye të policisë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri paralajmëroi protesta të fuqishme popullore, ndërsa shtoi se do të përfundojnë me rrëzimin e qeverisë. Ai tha se studentët do të subvencionohen.

“Studentët do të subvencionohen. PD po përgatitet për protesta të fuqishme, por do të mbështesim çdo protestë të drejtë. Kauza e Lear Kurtit i përket çdo shqiptari. Ai po kthehej duke folur në telefon. përse do ta ndaloje? Kishte kallashnikov? Ai po kalonte mes rrugës dhe para i dalin banditë për t’i marrë shpirtin dhe nuk i japin ndihmë. Këto nuk mund t’i pranojmë. Unë kam besim tek ju, kjo betejë do të nisë dhe do të mbarojë me rrëzimin e kësaj qeverie.”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...