15.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Berisha thirrje forcave të rendit: “Mos i zemëroni qytetarët, ata po mbrojnë edhe interesat tuaja”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje forcave të rendit që të shmangin çdo përplasje me qytetarët gjatë protestave, duke theksuar se protestuesit janë në shesh edhe për të mbrojtur interesat e efektivëve dhe familjeve të tyre.

Gjatë fjalës së mbajtur në “Foltoren” përpara Kryeministrisë, Berisha deklaroi se qytetarët nuk kanë dalë për t’u përballur me policinë, por për të kundërshtuar qeverinë dhe, sipas tij, abuzimet e pushtetit.

“U bëj thirrje, shmangni çdo përplasje me qytetarët që po mbrojnë interesat tuaja, interesat e familjeve tuaja, po mbrojnë interesin e vendit tuaj,” u shpreh Berisha.

Ai kritikoi gjithashtu ngjarjet e protestave të mëparshme, duke pretenduar se janë përdorur provokatorë për të nxitur tensione.
“Mos provoni, se kam vënë re herën e fundit edhe keni gjuajtur, kishit futur edhe palaço që hidhnin kanistra gazi mes tyre,” tha kryedemokrati.

Berisha theksoi se brenda forcave të rendit ka, sipas tij, “njerëz të ndershëm dhe atdhetarë”, por edhe elementë që ai i cilësoi kriminalë, duke i ftuar efektivët të mos zbatojnë urdhra të paligjshëm.

“Mos i zemëroni qytetarët se zemërimit të tyre nuk ka forcë në botë që i reziston. Ata vijnë për t’u marrë me Edi Ramën, jo me ju,” deklaroi ai, duke shtuar se protestuesit synojnë ata që, sipas tij, “vjedhin, zbojnë shqiptarët dhe kanë shndërruar pasuritë e vendit në pasuri personale”.

Në përmbyllje, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protesta, duke u shprehur i bindur për fitore dhe duke theksuar se ajo, sipas tij, duhet të vijë me mbështetjen e të gjithë shqiptarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...