15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Berisha thirrje gjimnazistëve ti bashkohen protestës të studentëve të mjekësisë: Bashkojuni! Po ju shkërmoqin ëndrrat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar nga Kuvendi vendimin e qeverisë Rama, që synon të mbajë për 5 vite pas ciklit të studimeve, mjekët e rinj që përfundojnë arsimin e lartë në vendin tonë.

Berisha tha se ky është një akt komunist, dhe se futja me procedurë të përshpejtuar bëhet për të ndëshkuar studentët.

“Sot ndërkohë që po flas para parlamentit kanë ardhur në një protestë të ligjshme, kundër një akti absurd, që na afron me kohët e shkuara, më të zeza të këtij vendi, studentët e Mjekësisë.

Ju me procedurë të përshpejtuar keni sjellë këtu për të kaluar gjysmë fshehtas një ligj që ndëshkon çdo student, çdo të ri që ëndërron të diplomohet mjek në këtë vend.

Ju në fakt shkatërroni dhe bastionin e fundit të këtij sektori jetik, shkatërroni Fakultetin e Mjekësisë, ligji i marrë nga Kuba aktuale, bëhet gjoja për mbrojtjen e qytetarëve në zonat periferike, por në fakt ka për qëllim vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Keni shpërdoruar vetëm në një vit një shumë të atillë, që mund të rrisnin  rrogat më 170% të të gjithë shqiptarëve.

Gjimnazistët të ngrihen kundër këtij regjimi, që shkërmoq ëndrrat tuaja, iu bëj thirrje studentëve të fakulteteve të tjera ti bashkohen studentëve të Mjekësisë”, u shpreh Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...