7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Berisha thirrje SHBA: Rama i përfshirë në skandale, hetoni edhe Sorosin

Fjala e Berishës drejtuar SHBA:

Edi Rama këtë vend të bekuar e shndërroi në një vend të mallkuar, i bëri shqiptarët të largohen nga vendi i tyre. Dy tre ditë më parë mbushi zyrën me disa vogëlushë dhe i lumturoi me dhurata, dhe këtë e bëri për të mbuluar lotët e mijëra fëmijëve që largohen nga familjet e tyre, vetëm për shkak të këtij njeriu që vret shpresën. Dua ta shporrim një minutë e më parë. Miqtë e mi, në skandalin e fundit, atë botëror, spikati një fakt ndër më dramatikët. Pas rënies së perdes së hekurt, sulmet brutale kundër opozitës, në aleancë me McGonigal-ër e tjr, është dukuria më negative. Populli opozitar u bë objekt i sulmeve të papara.

Ish-kryetari i opozitës u mor peng nga Rama, Berisha pa asnjë fakt nga kjo mafie, ky lobim, u sanksionua. U bë gjithçka për të shndërruar në pseudoopozitë. Ai korruptoi, bleu ambasadorë, deputetë, zyrtarë, që u angazhuan në betejë amorale në mbështetje të Ramës, skandal pas skandali, për fajin e vetëm se ajo guxonte të denonconte vjedhjen dhe korrupsionin. Ne jemi sot më të fuqishëm se ideale dhe vlerat që mbrojmë janë të vërteta, se e duam me gjithë zemër Shqipërinë.

Edhe njëherë theksoj, nuk ishte aleancë mes qeverive perëndimore dhe Edi Ramës. Por aleancë e rrezikshme mes individëve, ambasadorë, zyrtarë, që bënë gjithçka për të mbështetur Edi Ramën. Që dolën nga ato zyra me njerëzit e Sinaloas, që morën qeset nga Duçkat e Ramës, vetëm që të na mposhtin ne.

Nga kjo tribunë, në emrin tuaj, në emrin e shqiptarëve që janë sot dhe që mbyllën sytë për ideale demokratike, i bëj thirrje qeverisë së SHBA, Kongresit, institucioneve të vendit të madh, të hetojnë të gjithë çfarë ndodhi këto ditë me opozitën shqiptare. Të hetojnë veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri, se si ky multimilairder bëri gjithçka për të ngritur në piedestal këtë kryekorruptor. I bëj thirrje Parlamentit Europian, qeverive të vendeve mike, të hetojnë dhe shqyrtojnë. Skandalet e Duçkës së Edi Rramës janë zinxhir. I garantoj se do vazhdojmë betejën e pamposhtur deri në fitoren e revolucionit demokratik.”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...