14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Berisha thirrje të rinjve: “Dilni në krye të një fushatë elektorale model dhe të protestave më të fuqishme”

Duke vendosur theksin tek largimi i shqiptarëve nga vendi, në një takim me banorët në Libohovë, ish kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të rinjve të angazhohen në një fushatë elektorale dhe gjithashtu për protesta të fuqishme kundër qeverisë.

“Ne e shohim si po tretemi, po na ikin të rinjtë po ikën e ardhmja, ndaj do e nis nga të rinjtë, në këtë betejë, ju bën thirrje të dilni në krye të përpjekjes, qoftë për një fushatë elektorale model, qoftë dhe për protestat më të fuqishme.

Ne kemi detyrim të madh ndaj njëri tjetrit, ndaj vendit, të ndalojmë këtë rrokullisje të madhe, por energjia e të rinjve, angazhimi e mobilizimi i të rinjve është vendimtar në këtë përpjekje.

Ndaj ftoj forumin rinor, të rinjtë e Shqipërisë të bëjmë gjithcka së bashku për të bërë Shqipërinë kopshtin e ëndrrave të tyre të ardhshme. Ata do e bëjnë sic duan, por duam të shpëtojmë nga ky regjim.

U bëj thirrje grave, vajzave, e dëgjoj me interes zërin e tyre që po denoncojnë qendrimet antishqiptare të kësaj qeverie, të vijojnë se zëri i tyre është zëri më bindës në shoqëri”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...