18.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Berisha: “U bëj thirrje zyrtarëve të DASH të çojnë në Paris çdo provë që kanë, t’i bëjnë publike”

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Sali Berisha ftoi zyrtarët e DASH që të rishqyrtojnë vendimin për shpalljen e tij “non grata” , duke theksuar se arroganca dhe gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë.

Në vitin 2013 shumë nga jush kërkuan që mos jepja dorëheqjen, por keni marrë një përgjigje, dinjiteti im e kërkon të jap dorëheqjen, dhe u kam thënë të vërtetën. 32 vjet të shkuara në një natë të zezë dimri unë kisha marrë një vendim të dilja të përballesha me diktaturën, jo për t’u bërë politikan apo president, por njeri me dinjitet, ai është vendimi më i rëndësishëm i jetës sime. Prandaj nisa betejën po aq i vendosur si 30 vjet më parë të bëj gjithçka për dinjitetin tim.

Kam muaj që pres! Asnjë fakt, dokument, provë, për faktin e vetëm se nuk ekzistojnë. Edhe një herë nga kjo sallë u bëj thirrje zyrtarëve të DASH të çojnë në Paris çdo provë që kanë, t’i bëjnë publike, dhe unë marr çdo vendim ndaj vetes sime. Ftoj cilindo mbi Tokë që ka një provë të vetme ta paraqes publikisht. Sali Berisha merr vendimin e duhur. Duke qenë i përulur para të vërtetës do vazhdoj pakthyeshëm misionin tim.

Si besimtar i Zotit dhe dinjitetit të njeriut, beteja ime nuk do ndalet kurrë. Ftoj zyrtarët e DASH të rishqyrtojnë vendimet e tyre, sepse arroganca dhe gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë. Ju garantoj se do vazhdoj i palëkundur misionin tim së bashku me ju për të përmbysur narko-shtetin në Shqipëri, për të rikthyer në pushtet PD-në, si parti e vlerave të lirisë”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Vonuan operacionin e vajzës sime”: procedohen dy mjeke, motër e vëlla, pas kallëzimit të...

0
Dy mjeke, motër e vëlla, janë proceduar penalisht pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar, i cili i akuzon për neglizhencë në trajtimin...

“Bota zgjodhi të mos qëndronte indiferente”: Ferit Hoxha kujton ndërhyrjen e NATO në Kosovë

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përkujtuar përmes një mesazhi publik ndërhyrjen e NATO në Kosovë, duke e cilësuar atë...

“Italianët thanë ‘JO’”: Giorgia Meloni pranon humbjen, opozita feston “një pranverë të re politike”

0
Qytetarët italianë i kanë dhënë një goditje të fortë qeverisë së drejtuar nga Giorgia Meloni, duke rrëzuar në referendum reformën në drejtësi të propozuar...

Horoskopi ditor, e Martë, 24 Mars 2026

0
♈ Dashi Je plot energji dhe gati për të vepruar. Kujdes me vendimet e nxituara, sidomos në çështje personale. ♉ Demi Kërkon qetësi dhe stabilitet. Është moment...

Parashikimi I motit, e Martë, 24 Mars 2026

0
Më 24 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet tipik pranveror, me kushte të qëndrueshme dhe temperatura të buta në pjesën më të madhe të...