8.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Berisha u drejtohet protestuesve: Ata vijnë tek ju një herë në 4 vjet me thasët me euro që u kanë vjedhur

Në protestën që po mbahet sot para Kuvendit, kreu i PD Sali Berisha tha se sot qytetarët protestojnë jo për PD por për të gjithë shqiptarët. Sakaq Berisha tha se sot Parlamenti është shndërruar në bunkerin e fjalës së ndaluar, duke iu referuar përjashtimeve të deputetëve të PD.

Berisha: Në këtë protestë të jashtëzakonshme, në të cilën ju nuk protestoni për disa deputetë të PD. Nuk protestoni as dhe për PD, por për zgjedhësit 750 mijë shqiptarë që votuan për opozitën dhe kundër Ramës, por ju protestoni sot për cdo shqiptar që ka në vetëdijen e tij të cmuara idealet e lirisë.

Protestoni sot këtu për të gjithë shqiptarët që duan të besojnë se Shqipëria është vend i bekuar e mund ta bëjnë shqiptarët.

Pse bunkeri, pse ky Parlament nga tempull i fjalës së lirë është shndërruar në bunker të fjalës së ndaluar?

Shumë thjeshtë, cdo hajdut që të futet në shtëpi për të vjedhur, nëse e kap në flagrancë tenton dhe të të vrasë po mundi.

Këta në shtëpitë tona nuk futen direkt si banda, por në xhepat për pasuritë publike që vjedhin natën e ditën në terr, cdo javë, cdo muaj, cdo vit.

Njëlloj si hajdutët që futen në shtëpi me urrejtje për atë që vjedhin, i urrejnë qytetarët.
Ai i shihni ndonjëherë të takohen me qytetarët?

Vijnë te ju një herë në katër vjet me thasët e mbushur me eurot që ju kanë vjedhur ju. Vijnë për të blerë votat ose me thasë plot narko euro që i kanë siguruar nga bandat e tyre.

Blejnë vjedhin votën dhe vijnë pas 4 vitesh se u konsiderojnë ju popull opozitarë miq, por dhe mbështetësit e tyre, qenie inferiore, qenie të dyta, qenie që janë për të duartrokitur e asgjë më shumë.

Ky revolucion nuk është i PD, në të vërtetë është lëvizje e fuqishme shqiptare, një revolucion i cdo shqiptari i cili nuk mund të pajtohet që për të vjedhur taksat tuaja, rruga në Shqipëri të ndërtohet me një cmim 6 deri në 10 herë më shtrenjtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...

Bardhi nga Berlini: “100% e pengesave për integrimin janë nga qeveria dhe mazhoranca”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deputetët demokratë “mërgata...