4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Berisha u drejtohet simpatizantëve nga dritarja banesës: Vjedhjet e Ramës nuk kanë të ndalur

Sontë, simpatizantët e ish-kryeministrit, Sali Berisha, janë mbledhur poshtë pallatit të tij duke shfaqur solidaritetin e tyre. Berisha u drejtua drejt tyre me një fjalim nga dritarja, duke shprehur disa nga shqetësimet dhe kritikat e tij ndaj qeverisë aktuale.

Në fjalimin e tij, Berisha vlerësoi vitin e kaluar si “viti i amnistive të shekullit,” duke akuzuar SPAK për amnistinë e vjedhjeve të qindra milionë eurove për Edi Ramën. Ai tha se kryeministri aktual nuk di të ndalet në vjedhjet dhe skandalet e tij.

Berisha theksoi se institucionet e vendit janë shndërruar në armë të një diktature të re, ndërsa shërbimi informativ, Policia e Shtetit dhe aktivistët janë përdorur kundër opozitës. Ai konkretizoi kritikat duke përmendur rastin e ndërtimit të inceneratorit të Tiranës, ku 138 milionë euro janë paguar nga taksat e qytetarëve për një projekt që nuk ekziston.

Berisha vazhdoi akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për mosndjekjen e procesit të ndërtimit dhe për të pasur lidhje me paratë në banka ofshore. Gjithashtu, ai akuzoi Edi Ramën për amnistuar Veliajn, duke e shpallur se kjo është një mënyrë për të amnistuar veten. Berisha përfundoi fjalimin e tij me akuzat se ata që mbrojnë Edi Ramën janë bashkëpunëtorë në krimet e tij.

Edi Rama në vjedhjet, skandalet e tij nuk di të ndalur.
Institucionet e vendit u shndërruan në mënyrë përfundimtare, në armë të diktaturës së re.
Shërbimi Informativ, Policia e Shtetit, patronazhistët, aktivistët të gjithë u sulën kundër opozitës. U vërsulën për ti grabitur votat shqiptarëve.
Ky ishte viti i amnistive të shekullit, ku skapistët e partisë për të amnistuar Edi Ramën, amnistuan vjedhjen e qindra milionë eurove.
Le të marrim vetëm disa fakte.

Pra nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe qarkut të Tiranës, janë paguar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, 138 mln euro deri më sot, dhe ato janë zhdukur pa nam dhe nishan.
Asnjë nga 5 objektet që duhej ndërtuar, nuk ekziston.
Erion Veliaj me firmën e vulën e tij, ishte përgjegjës për të ndjekur çdo ditë, javë, muaj procesin e ndërtimit të tyre.
Por Erion Veliaj nuk ndiqte ato, ndiqte paratë që depozitonte me Edi Ramën në bankat ofshore, kurse shqiptarëve u linte plehrat e Tiranës.
Edi Rama duke amnistuar Erion Veliajn, ka amnistuar veten e tij. Sepse kompaninë e tij me Veliajn e vlerësoi të parën, i dha 8% bonus. Pa firmën e tij, kurrë vjedhja e fushës së Sharrës nuk mund të ndodhte.
A po e mbrojnë skapistët Edi Ramën, por e mbrojnë në verbërinë më të madhe sepse vetë ata janë bashkëpunëtor në krimet e tij, në krimet e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...