10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Berisha: “Viti 2025 është viti i fitores së opozitës shqiptare”

 

Në një fjalim të tij, ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur shqiptarët dhe ka uruar vitin e ri 2025 si vitin e fitores së opozitës ndaj regjimit të Edi Ramës. Ai theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme të 11 majit 2025, duke i cilësuar ato si unike dhe të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit.

Berisha theksoi se këto janë zgjedhjet e para në 34 vite ku gjysma e elektoratit shqiptar ndodhet jashtë Shqipërisë, dhe kjo kërkon një përshtatje të veprimtarisë politike për të garantuar fitoren. Ai u shpreh se fushata elektorale do të jetë njësoj e rëndësishme për shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe se do të bëhen përpjekje të mëdha për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent.

Berisha: Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju, dhe një urim edhe njëherë për vitin e ri 2025, si viti i fitores së merituar të opozitës shqiptare mbi regjimin e narkodiktaturës së Edi Ramës. Këto zgjedhje për çdonjërin prej nesh janë unike, janë të parat zgjedhje të këtij lloji në 34 vite. Këto janë zgjedhjet e para në të cilat gjysma e elektoratit është ën Shqipëri, gjysma e elektoratit është nëpër botë. Dhe ridimensionimi, përshtatja e veprimtarisë sonë me këtë realitet të ri është i një rëndësie vendimtare për fitoren e opozitës më datën 11 maj.Duhet pranuar se, forcat politike në Shqipëri startojnë përpjekjet dhe fushatën elektorale jashtë Shqipërisë nga mungesa e plotë e eksperiencës. Mirëpo, po të kemi parasysh shpërndarjen e elektoratit dhe të disa kushteve të veçanta në Shqipëri, fushata jonë elektorale me shqiptarët jashtë Shqipërisë është e një rëndësie absolutisht të njëjtë me fushatën brenda vendit. Në këtë kuadër, është e domosdoshme që ne përpjekjen tonë, veprimtarinë tonë ta ndajmë të njëjtë për elektoratin brenda dhe për elektoratin jashtë vendit. E domosdoshme.

Sot, në drekë e theksova, edhe flamurin e kemi me dy koka ne, shqiponjën. Tani, edhe zgjedhjet i kemi me dy koka ne. Kështu është, kjo është historia jonë. Por kjo, është një arritje e madhe, sepse gjysma e shqiptarëve do ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votimit, në një kohë që nuk e ushtronin, dhe kjo nuk ndodhte me asnjë komb tjetër në rajon, përveçse me ne. Ne po bëjmë përpjekje të mëdha që ky proces të jetë proces transparent, i ndershëm dhe të mos mund të kapet nga Edi Rama dhe banda e tij, e cila pareshtur bën çdo përpjekje ta kapë.

Por, natyrisht ne jemi për një proces transparent, një proces i cili, përjashton manipulimin dhe garanton numërimin e ndershëm dhe korrekt të asaj vote. Ky proces zhvillohet në Shqipëri dhe jashtë saj. Duhet pranuar se, të dy fazat, ajo që zhvillohet në Shqipëri dhe ajo jashtë saj janë të një rëndësie kryesore për këtë proces, natyrisht përcaktuese është puna jonë brenda vendit.

Ish-kryeministri theksoi gjithashtu se ky është një moment historik për shqiptarët, pasi për herë të parë gjysma e elektoratit do të mund të ushtrojë të drejtën e votës, një mundësi që nuk kishte ndodhur më parë me asnjë komb tjetër në rajon. Berisha ka theksuar se procesi zgjedhor duhet të jetë i ndershëm dhe transparent, duke përjashtuar mundësinë e manipulimit nga qeveria aktuale dhe Edi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...