17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Beteja ligjore e Katy Perry për vilën 15 milionë dollarëshe: “Kërkoj vetëm drejtësi”

Saga ligjore mes këngëtares së famshme Katy Perry, ish-partnerit të saj Orlando Bloom dhe biznesmenit 85-vjeçar Carl Wescott vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave. Çifti bleu një vilë luksoze në Montecito për 15 milionë dollarë në vitin 2020, por marrëveshja u kthye në një betejë të gjatë gjyqësore.

Wescott, themeluesi i 1-800-Flowers, pretendon se në kohën e nënshkrimit të kontratës vuante nga sëmundja neurodegjenerative Huntington’s dhe nuk ishte në gjendje të merrte vendime të ndërgjegjshme. Në vitin 2020, ai kërkoi anulimin e marrëveshjes, duke ngritur edhe padi ndaj këshilltarit financiar të Perry-t.

Në maj 2024, një gjykatë në Qarkun e Santa Barbarës vendosi në favor të Perry-t dhe i dha asaj pronësinë përmes kompanisë DDoveB LLC. Gjykatësi deklaroi se Wescott ishte i vetëdijshëm për atë që po nënshkruante, duke e cilësuar “të përqendruar, të qartë dhe të arsyeshëm” gjatë procesit.

Megjithatë, çështja nuk përfundon këtu. Në fazën aktuale të gjyqit, Perry kërkon mbi 5 milionë dollarë dëmshpërblim, përfshirë 3 milionë për humbje të të ardhurave nga qiraja. E paraqitur në gjykatë më 26 gusht përmes Zoom, këngëtarja u pyet për motivet e saj:

“Kërkoj drejtësi,” u shpreh Perry.
“Dhe për paratë?”, pyeti avokati i Wescott.
“Po, edhe për paratë,” pranoi ajo, duke theksuar humbjet e mundshme financiare dhe kostot ligjore.

Prona përfshin tetë dhoma gjumi, njëmbëdhjetë banjo, pishinë, xhakuzi, oxhak, kuzhinë luksoze dhe një shtëpi mysafirësh me tre dhoma me pamje spektakolare nga oqeani. Ndërkohë, ish-çifti ka nisur ta japë me qira rezidencën që nga shkurti 2025.

Nuk dihet ende nëse Perry dhe Bloom kanë jetuar ndonjëherë aty pas marrjes së pronësisë. Shtëpia u ble fillimisht si shtëpi familjare, një vit pasi çifti u fejuan, por lidhja e tyre mori fund në qershor 2025.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...