9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Bie çatia e ndërtesës së komunës, raportohet për një të lënduar

Një grua është lënduar pasi është goditur nga materialet e rënda që kanë rënë nga kulmi i ndërtesës së Komunës së Prishtinës, në lagjen Arbëria, të enjten. Pas ndihmës së parë nga ekipi i Qendrës së Mjekësisë Urgjente (QMU), ajo është dërguar me shenja jete në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i QMU-së, Avdyl Pacolli, ka konfirmuar incidentin dhe ka dhënë detaje rreth trajtimit të gruas. “Pacientja është trajtuar në vendin e ngjarjes. Më pas, me autoambulancë, duke i dhënë serum, pacientja është përcjellë me shenja vitale të jetës deri në Klinikën Emergjente. Ajo është pranuar në emergjencë dhe në këtë institucion ka filluar me marrë trajtimin,” tha Pacolli.

Megjithatë, ende nuk ka informacion mbi gjendjen aktuale të pacientes nga Klinika Emergjente në QKUK.

Incidentin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Ata kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Policia ka bërë të ditur se ngjarja ndodhi në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, dhe personi i lënduar, një grua, është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’, në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha policia në një përgjigje për REL-in.

Policia ka bërë të ditur se tashmë ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...