11.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Bie në prangat e Policisë 37-vjeçari i cili prej disa kohësh hapte mjete të parkuara duke vjedhur para dhe sende që ndodheshin në to

Është finalizuar operacioni policor i koduar “Unaza”, duke rënë në pranga një 37-vjeçar, Erald Ymeraj, pasi prej disa kohësh hapte mjete të parkuara duke vjedhur para dhe sende që ndodheshin në to.

Policia bën me dije se është janë sekuestruar veshje të cilat dyshohen se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve, si dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Unaza”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit E. Y., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja””, bën me dije policia e Tiranës. Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se ky shtetas, gjatë javëve të fundit, kryesisht gjatë natës, ka kryer një sërë vjedhjesh në zonën e Unazës së Re.

Prej muajit shkurt të këtij viti deri mbrëmjen e djeshme, që u kap në flagrancë nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, shtetasi E. Y. ka vjedhur sende dhe shuma parash, në 6 automjete që ndodheshin në garazhe të ndryshme, në Unazë të Re.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Uji me rrush të thatë, një aleat i tretjes dhe i shëndetit të mëlçisë

0
Rrushi i thatë nuk është vetëm një ëmbëlsirë natyrale, por edhe një burim i pasur antioksidantësh dhe flavonoidesh që mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë funksionin...

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...