8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, akuzohen për vepra të ndryshme penale

7 persona kanë rënë në prangat e Policisë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ranë tre persona me precedentë penalë për veprën “vjedhje”, dy prej të cilëve vëllezërit me iniciale K. N., 32 vjeç, L. N., 41 vjeç dhe shtetasi V. G., 37 vjeç.

Mes të arrestuarve është një 67-vjeçar të cilit iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Njoftimi i plotë

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe sende të ndryshme që përdoren për të kryer vjedhjet.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operazive bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. R., 67 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesës e tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

K. N., 32 vjeç, L. N., 41 vjeç (vëllezër) dhe V. G., 37 vjeç, të tre me precedent të mëparshëm penale për veprën penale “Vjedhja”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin çantën e një shtetasi. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të tjera konkretisht :

Me datë 03.04.2021, kanë vjedhur telefonin e shtetases M. V; me datë 14.03.2021, i kanë vjedhur varesen shtetases A. A; me datë 01.03.2021, kanë vjedhur një shumë parash në mjetin e shtetasit O. G; me datë 21.02.2021, kanë vjedhur portofolat e shtetasve M. P dhe E. Xh; dhe me datë 21.02.2021, kanë vjedhur dy çanta dore në mjetin e shtetasit S. Sh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që këta shtetas përdornin për të kryer vjedhjet.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Sh. L., 52 vjeç dhe B. S., 29 vjeç pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur ;

B. Sh., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...