7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Big Basta u përfol për krizë me Vesa Lumën, por shprehet: “Jam shumë i dashuruar me Vesën”

Pas zërave të shumtë që qarkullojnë në media mbi një krizë në çiftin e njohur Big Basta dhe Vesa Luma, vetë reperi ka reaguar për herë të parë publikisht nga brenda reality show-t “Ferma VIP 2”. Ai mohoi kategorikisht ndarjen dhe theksoi se është ende shumë i dashuruar në partneren e tij, me të cilën ndan një jetë familjare dhe një djalë të vogël.

“Unë nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri, fare, ça flet. Unë jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël. Si të bie në dashuri, më kë të bie njëherë, me Albin?”, u shpreh ai në një bisedë me konkurrenten Silvana.

Megjithatë, deklarata nuk i ka shuar të gjitha dyshimet e publikut dhe fansave. Kur u pyet nga Luana Vjollca për kë do ta merrte më shumë malli gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, Big Basta u përgjigj shkurt: “Djalin”, ndërsa më vonë shtoi: “Edhe familjen”, pa përmendur në asnjë moment emrin e Vesës.

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen është mungesa e çdo reagimi nga Vesa Luma në rrjetet sociale. Ajo nuk ka bërë asnjë postim mbështetës për partnerin e saj, ndryshe nga ç’është parë më parë në çiftin që shpesh ka ndarë momente personale me ndjekësit.

Edhe gjatë një momenti në fermë, kur u vendos një këngë e Vesës dhe Big Basta u përfshi në atmosferë duke kënduar dhe kërcyer, ai përshëndeti vetëm djalin e tij, duke e lënë sërish partneren jashtë vëmendjes së drejtpërdrejtë.

Për momentin, mbetet për t’u parë nëse çifti po kalon një periudhë të vështirë, apo nëse zërat janë thjesht spekulime mediatike që do të sqarohen pas daljes së Big Bastës nga “Ferma VIP”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...