Pas muajsh pritjeje dhe spekulimesh, është konfirmuar zyrtarisht se “Big Brother VIP Albania 5” do të nisë në dhjetor. Njoftimi u bë publik përmes llogarisë zyrtare të programit, duke i dhënë fund pasigurisë që ka shoqëruar startin e këtij edicioni.
Fansat kanë vënë re se nisja e këtij sezoni është më e vonuar se zakonisht, pasi edicionet e mëparshme fillonin zakonisht në tetor ose në fillim-nëntor. Ky vonesë ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale dhe ka rritur padurimin e publikut për të parë VIP-at e rinj që do të hyjnë në shtëpi.
Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen e fansave është reagimi i Ledion Liços, i cili ka shpërndarë postimin zyrtar të “Big Brother VIP Albania 5” në rrjetet e tij sociale. Kjo lëvizje shihet si një konfirmim i heshtur se ai do të rikthehet sërish si prezantues, ashtu si sezonin e kaluar.
Megjithëse Top Channel ende nuk ka bërë njoftim të plotë për prezantuesin, reagimi i Liços ka mjaftuar që publiku të marrë këtë si një sinjal të qartë.
Me nisjen e vonuar dhe rikthimin e të njohurit Ledion, fansat presin me kureshtje të madhe të mësojnë emrat e VIP-ave që do të hyjnë në shtëpi, ndryshimet në format dhe transformimet e mëdha që përfliten për shtëpinë e re.






