9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Big Brother Vip Kosova/ Stresi bën deklaratën për një kthim të mundshëm me ish-bashkëshorten që jeton në Kanada

Konkurrentët e “Big Brother Vip Kosova” kanë nisur të zbulojnë detaje nga jeta e tyre.

Përgjatë këtyre ditëve, reperi Stresi ka tërhequr vëmendjen me deklaratat tij në lidhje me jetën private. Së fundmi, artisti është shprehur se i vetmi person që mund ta “nxjerrë” nga shtëpia është ish-partnerja e tij, Keisi.

“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga ‘Big Brother’ direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”, u shpreh Stresi, duke shtuar: “Unë kam ardhur për tri arsye në këtë ‘Big Brother’. Së pari, për të treguar kulturën që më ka dhënë nëna dhe babai im dhe për të treguar që nuk jam ai që më etiketojnë. Arsyeja e dytë është që të njoh veten akoma edhe më shumë, të harroj gabimet dhe shpresoj që pas ‘Big Brother’-it të bashkohem me bashkëshorten time.”

Gjatë një bisede me banorët e tjerë, ai tha se ka rreth tri vite që nuk është në një lidhje. Këngëtari theksoi se arsyeja përse ai nuk e ka pasur dikë në krahë përgjatë këtyre kohëve është sepse ka bërë shumë gabime në të kaluarën.

Por i shpejtë ka qenë edhe reagimi i ishbashkëshortes së tij. Keisi ka publikuar videon e Stresit në “Instastory” dhe ka shkruar: “Njiheni edhe ju pak”.

Historia e dashurisë mes Stresit dhe Keisit ka qenë gjithmonë shumë komplekse, me ulje-ngritje të shpeshta që ata i kanë bërë edhe publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...

Bardhi nga Berlini: “100% e pengesave për integrimin janë nga qeveria dhe mazhoranca”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deputetët demokratë “mërgata...