Dasma e Mateos dhe Brikenës mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP” solli jo vetëm festë dhe emocione, por edhe një mori aludimesh nga publiku. Ndërsa opinionistët Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi i dhanë ngjarjes një dimension të veçantë, një moment i dyshimtë mes Mirit dhe Arbër Hajdarit ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Sipas pamjeve dhe postimeve që po qarkullojnë në rrjet, dyshja është parë duke qëndruar në një cep të shtëpisë që nuk mbulohej plotësisht nga kamerat, një situatë që fansat e kanë cilësuar si “transparencë 0”. Në një moment, Arbër Hajdari ka marrë Mirin dhe janë larguar së bashku në një ambient tjetër, pa u kuptuar ku shkuan dhe çfarë u diskutua.
Ky episod ka ndezur debatet mes ndjekësve dhe ka sjellë akuza për mungesë transparence nga produksioni. Sipas të dhënave, e vërteta për këtë situatë pritet të zbulohet gjatë Prime-t të mbrëmjes.
Fansat e programit po monitorojnë çdo lëvizje, ndërsa spekulimet vazhdojnë të rriten për marrëdhënien dhe qëndrimet e dyshes brenda shtëpisë.






