8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Bill Klinton në Shqipëri, në pritjen e tij mungojnë Berisha e Meta

Të gjithë ishin shesh për pritjen e Bill Klinton, me përjashtim të Sali Berishës, i shpallur non grata nga SHBA për minim të demokracisë dhe korrupsion madhor. Ai u detyrua që këtë vizitë historike ta ndjekë përmes ekranit, bashkë me deputetët e tjerë të Foltores. Por, ajo që u vu re në fakt, ishte mungesa e Ilir Metës.

Deputetët e tjerë të opozitës ishin të pranishëm, mes tyre edhe Lulzim Basha, i cili u pa teksa hynte krah deputetes Oriola Pampuri e Arbi Agalliut. Nga ana tjetër, nga opozita ishin edhe Enklejd Alibeaj, Fatmir Mediu, Agron Duka, Shpëtim Idrizi, Agron Gjekmarkaj. Sekretari i përgjithshëm i PD-së njëherazi edhe kreu i grupit, Gazment Bardhi refuzoi që të marrë pjesë në këtë ceremoni historike.
Po ashtu u panë edhe figura të tjera të rëndësishme, si ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, apo ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Në reshtin e parë të të ftuarve, përveç kabinetit qeveritar dhe deputetëve socialistë, u pa edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama e cila ishte ulur krah Bill Clinton. Pas fjalimit të tij, kreu i qeverisë preferoi të ulej në shkallët e kryeministrisë pranë fëmijëve nga Kosova që mbanin emrin e Bill apo Hillary Cilnton.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...