17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Bimë mjekësore të rëndësishme për shëndetin e trurit dhe gjithë organizmit

Aktiviteti i trurit është unik tek çdo individ dhe mund të krahasohet me gjurmët e tij të gishtave. Kur njeriu zgjohet nga gjumi, truri i tij arrin të prodhojë mjaftueshëm elektricitet sa të ndezë një llampë të vogël. Truri është organi me përmbajten më të madhe yndyrore që arrin deri në 60 %.

Kjo është arsyeja përse një regjim ushqimor i pasur me acide yndyrore siç janë omega-3 dhe omega- 6, është thelbësor për shëndetin e trurit. Përveç acideve yndyrore, truri ka nevoja të mëdha të cilat plotësohen edhe nëpërmjet barishteve dhe erëzave.

Cilat janë bimët dhe erëzat më të mira për trurin tuaj?

 

 

opennews.al

Trëndafili i egër
Kokrrat e Trëndafilit të Egër janë nga bimët medicinale me efektet më të fuqishme në organizmin e njeriut.

Trëndafili i egër është një nga elementët që duhen përdorur në mekanizmat mbrojtës të trupit.

Mund ta përdorni si çaj duke shtypur 4-5 kokrra trëndafili të egër e t’i zieni më pas në një gotë ujë.

opennews.al

Sherebela

Sherebela është një bimë mjekësore shumë e mirë për kujtesën.

Studimet më të fundit mjekësore kanë konfirmuar se sherebela është e rëndësishme për shëndetin e njerëzve që vuajnë nga Alzheimeri.

Sherebelën mund ta konsumoni në formën e çajit, duke zjerë në një filxhan çaji ujë 7-8 gjethe të freskëta sherebele ose 2 lugë çaji gjethe të thata. Nëse preferoni mund ta ëmbëlsoni me mjaltë.

opennews.al

Bari i Bletës
Sipas të dhënave bari i bletës është një barishte shumë e mirë për përmirësimin e funksionit dhe aftësive të trurit.

Ai rekomandohet edhe kundër ankthit dhe pagjumësisë.

opennews.al

Kanella

Kjo erëz e superfuqishme përmban shumë antioksidantë. Ajo lufton inflamacionin dhe e bën njeriun më të vëmendshëm dhe vigjilent.

Thjesht aroma e kanellës ka aftësi të përmirësojë funksionet e trurit. Ajo konsiderohet si një element i mirë në trajtimet kundër sklerozës.

Mund ta përdorni në çaj.

opennews.al

Piperi i Zi
Piperi i zi përmban piperinë, një substancë natyrale që përmirëson funksionin e trurit dhe zbut simptomat e depresionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...