12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

BIRN: AKSHI i përfshirë në disa skandale, përfshirë patronazhistët dhe sulmi nga hakerat iranianë

Një zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit, AKSHI, u arrestua nga policia në Qafthanë pasi dyshohet se po kryente trafik të lëndëve narkotike dhe në makinën që ajo drejtonte u gjetën 58 kilogramë kanabis. Sipas policisë Erisa Fero 28 vjeç nga Pogradeci, punonjëse e AKSHI-t dhe banuese në Tiranë, Likë Basha 32 vjeç nga fshati Mafsheq i Krujës dhe 17 vjeçari M. K nga Kruja kanë udhëtuar nga Tirana me ngarkesën e drogës për ta dorëzuar tek 2 persona që janë shpallur në kërkim, F.S dhe G.S. nga fshati Piskupat i Pogradecit, të cilët më tej dyshohet se do ta transportonin drogën me varkë në drejtim të Maqedonisë së Veriut ku i prisnin persona të tjerë.

Në një njoftim zyrtar të Policisë së Korçës që kreu operacionin e koduar “Restart”, thuhet se informacioni ishte siguruar me metoda speciale. “Shërbimet e Policisë në bazë të inteligjencës informative se në drejtim të Maqedonisë, nëpërmjet zonës së fshatit Lin, Pogradec, do të trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike”, thuhet në njoftim.

AKSHI, agjencia shtetërore përgjegjëse për komunikimet digjitale dhe mbarëvajtjen e sistemit të shkëmbimit të informacioneve zyrtare të njohur si e-Albania, tha se do merrte masa ndaj punonjëses që sipas njoftimit për shtyp kishte rolin e specialistes në një prej sektorëve të e-Albania.

“Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi”, thuhet në njoftim.

Por arrestimi i Feros, ka ekspozuar më tej ndaj kritikave AKSHI-n, e cila shihet si përgjegjëse për një sërë skandalesh përfshirë përdorimin e të dhënave të qytetarëve për databazën e ashtuquajtur të patronazhistëve të përdorur nga Partia Socialiste në zgjedhje apo për paaftësi në mbrojtjen e sistemeve digjitale nga sulmi ndaj e-Albania nga hakera që besohet se mbështeten nga Irani.

Të përfshirë në hetim janë edhe dy punonjës policie, nga sektori i qarkullimit rrugor që dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupin e të rinjve për të lehtësuar transportimin e lëndës narkotike. Indicet dhe informacionet e siguruara nga Inteligjenca Informative bënë që policia të ndërhynte në afërsi të Qafthanës duke kapur kështu Feron e cila drejtonte mjetin dhe 2 personat që e shoqëronin ndërsa 2 të rinjtë e tjerë që do të merrnin në dorëzim lëndën narkotike për të vazhduar transportimin e saj në formë stafete janë shpallur në kërkim

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...