8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Bisedimet Kosovë-Serbi/ Zëdhënësi i BE-së: “Presim që palët të mbyllin çështjen e energjisë gjatë javës së ardhshme në Bruksel”

Bashkimi Evropian pret që javën e ardhshme delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të finalizojnë temën e energjisë.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano.

“BE-ja pret që palët të mbyllin çështjen e energjisë gjatë javës së ardhshme në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve”, tha ai përmes një deklarate me shkrim.

BE-ja ka qenë e pranishme në takimin e mbajtur javën e kaluar midis palës serbe dhe Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), në Stamboll të Turqisë.

 

KEDS nga viti 2013 është nën menaxhimin e konsorciumi turk “Çalik-Limak”. Kjo kompani ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në tërë territorin e Kosovës, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren.

 

Në fillim të javës, kryengeociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, paralajmëroi se për çështjen e energjisë janë afër finalizimit të një dakordimi me palën serbe.

Ai tha se kjo çështje do të rregullohet “duke respektuar marrëveshjen e arritur në muajin prill të vitit 2013”.

Marrëveshja e vitit 2013, e arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, parasheh që përveç KEDS-it, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për shpërndarjen e rrymës.

Marrëveshja është konfirmuar në gusht të vitit 2015 nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, por nuk është zbatuar asnjëherë.

Aktualisht, qytetarët serbë që jetojnë në veri të Kosovës nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) humbjet nga faturat e energjisë në veri vetëm për vitin 2021 kanë arritur shumën prej 40 milionë eurosh.

Nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e Kosovës nga komunat në jug të Ibrit. Por, më 2017, një praktikë të tillë e pezulloi Gjykata e Apelit, pasi u vlerësua se një gjë e tillë ishte e paligjshme. Më vonë, ky vendim u konfirmua edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Faturat për energjinë e shpenzuar në veri të Kosovës i paguan KOSTT-i, gjegjësisht Qeveria e Kosovës./REL/

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Banorët zgjedhin fituesin e Big Brother VIP 5: surpriza dhe përçarje pak ditë para...

0
Vetëm pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 5, gara për Çmimin e Madh është bërë edhe më e fortë, teksa në...

Mesazh prekës për Ilaz Brahimin i cili u vra nga e dashura: ‘Çdo Bajram...

0
Vrasja tragjike e Ilaz Brahimi ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin, ndërsa mesazhet e ngushëllimit vijojnë të shtohen. Një reagim i ndjerë ka ardhur nga...

Tension te Flamurtari, akuza për ‘shitje ndeshjeje’ ndaj kapitenit Lorenc Trashi:”Çështja do të shkojë...

0
Atmosfera në Flamurtari është tensionuar ndjeshëm pas humbjes ndaj Bylisi, një ndeshje që ka sjellë përplasje të forta brenda klubit. Në qendër të debatit është...

Blendi Klosi: ‘Nuk ka lajm në lëvizjet e PS’, hedh poshtë zërat për Spiropalin

0
Tiranë, 23 mars – Sekretari i Përgjithshëm i Partia Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Asamblenë e socialistëve, duke minimizuar rëndësinë...

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, arrestohen autori dhe bashkëpunëtori

0
39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 6 në Kavajë. Sipas policisë, pas ndërhyrjes...