Një biznesmen 56-vjeçar grek, pronar i disa bizneseve, është arrestuar pasi u kap duke qarkulluar me shpejtësi 216 km/orë në Bulevardin Vouliagmeni, në jug të Athinës, me makinën e tij luksoze Lamborghini.
Efektivët e policisë nuk kursyen masa, duke i sekuestruar menjëherë mjetin dhe duke nisur procedurat ligjore ndaj tij. Ngjarja vjen si një kujtesë se luks i madh nuk e justifikon shkeljen e rregullave të qarkullimit dhe manovrat e rrezikshme në rrugë.






