8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Biznesmeni nga Lushnja që brenda 7 viteve i fitoi shtetit 1 mld lekë në tendera, ja si funksiononte skema e tij

Vladimir Topi, është biznesmeni 75-vjeçar që u arrestua nga SPAK mesditën e të Dielës, për akuzën e “Korrupsionin aktiv ndaj zyrtarëve publikë”. Me profesion inxhinier dhe origjinë nga Barbullinja e Lushnjës, Topi ka ngritur dy kompani ndërtimi në Tiranë dhe Lushnjë, si kompaninë “Bledi” dhe “Dricons”. Në muajin Gusht 2015, Vladimir Topi, ka hapur kompaninë “Dricons” në Tiranë, me qëllim kryerjen e aktivitetit në fushën e ndërtimit dhe supervizimeve të punimeve në objekte private dhe publike. Rezulton se nga viti 2019 deri në qershorin e vitit 2023, kompania “Dricons” e Vladimir Topit, ka fituar 4 tendera nga ministria e Shëndetësisë.

Të 4 tenderat kanë të njëjtin objekt prokurimi atë të supërvizimit të punimeve në ndërtimin e objekteve, ku vlera totale e pagesave në këto 4 tendera rezulton të jetë 13.8 milion lekë të vjetra.
Ndërkohë “Dricons” rezulton të ketë kryer supervizimin e dhjetëra punimeve në objekte publike, si reparti special RENEA, Drejtoria e Policisë Shkodër dhe jo vetëm, si dhe Repartet Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes.

Vetëm nga viti 2015 deri në vitin 2018, në llogarinë bankare të “Dricons” janë kryer 229 pagesa nga institucione të ndryshme të buxhetit të shtetit me një vlerë të përgjithshme, prej 302 milion lekë të vjetra.

Ndërsa nga viti 2019 deri në qershorin e vitit 2023, “Dricons” ka përfituar nga buxheti i shtetit 288 transaksione bankare me një vlerë prej 874 milion lekë të vjetra.

E gjitha shuma financiare prej mbi 1 miliard lekësh është përfituar përmes tenderave për kryerje e supervizimin e punimeve të objekteve publike të ndëruara nga buxheti i shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...