9.5 C
Tiranë
Friday, November 15, 2024
spot_img

Bledar Dedja: Detajet e rënda të zbardhura për ngjarjen e tragjedisë në Itali

Detaje të rënda janë zbardhur lidhur me vrasjen e Bledar Dedjas në Itali në 20 janar. Pas arrestimit të një 17 vjeçari ditën e djeshme, si autori kryesor i dyshuar për vrasjen e shqiptarit të cilin e qëlloi mbi 20 herë me thikë, raportohet se viktima, babai i dy fëmijëve ka detyruar adoleshentin të kryente marrëdhënie seksuale me të në këmbim të parave.

Por kur 17 vjeçari ka dashur t’i japë fund diçkaje të tillë, Bledar Dedja dyshohet se e ka shantazhuar dhe për pasojë adoleshtenti ka ngritur kurthin për ta hequr qafe.

Mediat italiane shkruajnë se pas vrasjes, qëndron hija e prostitucionit të fëmijëve dhe një gjë e tillë u provua edhe si pasojë e kontakteve në celularin e viktimës ku mesazhet zbulojnë se kishte një dakordësi mes tij dhe 17 vjeçarit për t’u takuar ditën kur ndodhi ngjarja.I riu, sipas mediave italiane, dyshohet se është paraqitur në takim me thikë dhe i ka kërkuar Bledar Dedjas që t’i jepnin fund lidhjes.

Debati ka përshkallëzuar në përplasje fizik, siç duket edhe nga goditjet e shumta sipërfaqësore në trupin e viktimës dhe nga plagët në duar, shenjë se Bledari ka tentuar të mbrohet. Në atë moment, sipas hetimeve të prokurorisë, shqiptari ka dalë nga makina, por është goditur me thikë pas shpine nga 17-vjeçari.

I mituri u largua në këmbë nga vendi i ngjarjes por është filmuar nga kamerat e sigurisë të vendosura përgjatë rrugës kryesore.

Djali, pasi ka goditur për vdekje 39-vjeçarin, i cili u gjet rreth 100 metra larg makinës me pantallona dhe të brendshme të ulura, me sa duket ka hequr qafe çelësat e mjetit, si dhe thikën e përdorur për të kryer krimin. Gjithashtu ka hequr qafe disa rroba që mbante veshur për shkak të njollave të gjakut.

Takimi i parë mes 17-vjeçarit dhe shqiptarit është zhvilluar rreth një vit më parë në ambientet e punës së viktimës. Në atë periudhë, 39-vjeçari dyshohet se e bindi adoleshentin të fillonte një marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT