10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Bledar Dedja u vra në pyll, policia në kerkim të personit që u perdor si ‘karrem’ për ta vrarë më pas

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Itali, ku Bledar Dedja, 39 vjeç, me origjinë shqiptare, u gjet i vrarë me 20 plagë me thikë në një pyll në Paderno del Grappa. Trupi i tij u zbulua mëngjesin e 21 janarit nga një mik me të cilin duhej të shkonte për peshkim. Hetimet për vrasjen vazhdojnë, dhe autoritetet po shqyrtojnë bisedat, profilin social, dhe tabulatet telefonike të Dedjes, për të zbuluar më shumë rreth jetës së tij dhe takimeve të mundshme atë ditë.

Specialistët e Departamentit të Hetimeve Shkencore kanë filluar një analizë të vendit ku u vra Dedja, duke fokusuar në kërkimin e gjurmëve të vrasësit në zonën përreth, me theks të veçantë në pjesën e brendshme të makinës Mercedes B-Class të viktimës.

Hipoteza kryesore është se vrasja mund të jetë rezultat i një krimi seksual apo pasioni, duke pasuar se 39-vjeçari është gjetur me pantallona të ulura. RIS (Reparti i Informacioneve Shkencore) po kërkon armën e ftohtë dhe çelësat e makinës për të përfunduar rindërtimin e dinamikës së vrasjes. Dedja mund të jetë joshur në pyll nga një person i njohur, duke u bërë pjesë e një takimi intim, ndërsa vrasësi mund të ketë fshehur në pritje për të kryer krimin.

Një “jetë e dyfishtë”: dyshimet e gruas

Për hetuesit, të cilët ditët e fundit kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, përfshirë të afërm dhe të njohur të viktimës, 39-vjeçari shqiptar duket se ka bërë një “jetë të dyfishtë”.

Gruaja dyshoi për diçka, aq sa kohë më parë kishte angazhuar edhe një hetues privat për të zbuluar njerëzit me të cilët shoqërohej i shoqi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...