17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Blerim Sallahu emërohet ushtrues i detyrës së ministrit të Drejtësisë në Kosovë

Blerim Sallahu, deri më tani zëvendësministër i Drejtësisë, është caktuar si ushtrues i detyrës së ministrit të Drejtësisë, pas zgjedhjes së ministres në detyrë Albulena Haxhiu në postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.

Në një komunikatë të Qeverisë në detyrë, kryeministri Albin Kurti e uron Sallahun për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave.

Ky emërim vjen në një periudhë kur Kuvendi i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e shkurtit, po përfundon procesin e konstituimit. Më 26 gusht, deputetët zgjodhën Dimal Bashën nga Lëvizja Vetëvendosje në postin e kryekuvendarit, ndërsa Haxhiu dhe tre deputetë të tjerë u emëruan nënkryetarë.

Procesi ende nuk është përfunduar, pasi duhet të zgjidhet nënkryetari nga radhët e komunitetit serb. Për shkak të refuzimit të Listës Serbe për të mbështetur kandidatin Sllavko Simiq, kryeparlamentari i sapozgjedhur hodhi në votim emra të tjerë, përfshirë Nenad Rashiq, por asnjëri nuk mori shumicën e nevojshme të votave.

Përfundimi i konstituimit të Kuvendit do të hapë rrugën për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...