10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Blerja e produkteve online/ Ministrja e Financave: “Me futjen e fiskalizimit faturat do të jenë të deklaruara online”

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë të ditur vendimin e miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Ministrja Ibrahimaj thotë se është ngritur një task forcë, e cila do të bëjë gjurmimin e bizneseve që tregtojnë online, por që nuk janë subjekt i tatim fitimit.

Sipas ministres, me futjen e fiskalizimit, faturat do të jenë të deklaruara online dhe ligji ka një specifikë të përcaktuar për shërbimet online dhe faturat online. Ato biznese që e kalojnë fashën prej 14 mln lekësh, do të futen në skemën e pagimit të taksave.

“Vendimi që kaluam sot ka të bëjë me tregtinë elektronike, me atë online. Gjatë periudhës së pandemisë kemi pasur një rritje të fluksit të kësaj kategorie dhe pas pandemisë duket se konsumatorët janë mësuar me këtë formë dhe kanë vijuar ta përdorin.

Ne kemi ngritur një ekip që është në bashkëpunim me autoritetin që kontrollon tregtinë online dhe ka për qëllim të gjurmojë këto subjektet nëpërmjet metodave hetimore.

Me futjen e fiskalizimit faturat do të jenë të deklaruara online dhe ligji ka një specifikë të përcaktuar për shërbimet online dhe faturat online.

Gjurmimi nuk bëhet vetëm përmes lëshimit të faturës, por bëhet edhe nëpërmjet transaksioneve bankare.  Ka një task forcë që bën gjurmimin e subjekteve pa NIPT.

Ligji për taksat dhe për tatimet i ka të parashikuara të gjithë elementet që lidhen si me tregtinë fizike dhe me atë online. Kjo VKM  që kalojmë  ka të bëjë me shtimin e sigurisë së konsumatorit në momentin që kryen blerje dhe transaksione online. Nuk ka të bëjë me ndryshim të taksave dhe tarifave në dhënin e këtyre shërbimeve.

Bizneset kanë tarifat e tyre dhe ne nuk mund të përcaktojmë tarifat e shërbimit të transportit. Ato taksohen për qarkullimin e tyre dhe për të gjitha transaksionet. Nëse nuk e kalojnë fashën prej 14 mln lekësh ato nuk janë subjekt i tatim fitimit. Nëse kanë qarkullim më të lartë janë subjekt i tatim fitimit”, tha ministrja.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...