0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

‘Bleu nje bilete vdekje’/Vajza i ndërroi jetë nga aksidenti në Greqi, nëna e Klaudias kërkon drejtësi

Alma Lata, nëna e Klaudia Lata, studentes greke që humbi jetën në aksidentin e trenit në Tempi, Greqi, ka shprehur zemërim dhe kërkesë për drejtësi. Klaudia, e cila blerë një biletë treni, pësoi fatin e hidhur në përplasjen e dy trenave.

Nëna thotë se ka shpresa se përgjegjësit për këtë tragjedi do të gjykohen dhe dënohen. Ajo përshkroi momentin e rëndësishëm kur trupin e vajzës së saj iu soll me një qese të zeza, duke shprehur trishtim dhe hidhërim për mënyrën se si u trajtua trupi i Klaudias pas ngjarjes.

Klaudia Lata ishte një studente e shkëlqyer e mjekësisë dhe kishte një të ardhme të ndritur përpara saj. Familja e saj po kërkon drejtësi dhe përgjegjësi për humbjen e shtrenjtë të tyre.

Sot është dita më e vështirë e jetës sime, zija është e madhe, na mungon shumë. Kisha një shpresë si një nënë për ta gjetur të gjallë, por tre ditë më vonë ma sollën me një thes të zi… Na e dogjën fëmijën dhe na e dhanë në një kuti hiri”, tha Lata.

“Kam humbur një doktoreshë, ajo ishte e mrekullueshme, ajo arriti shumë lart dhe nuk mund të kthehet më”, thotë ajo për Klaudian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT